
Tiranë, 1 Qershor 2020– Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, i gjen fëmijët në Shqipëri në situatën më të rëndë të shkeljes të të drejtave të tyre ndër vite. Vetëm brenda afatit kohor 1 Janar 2019 – 1 Qershor 2020:
66 fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt apo janë dhunuar fizikisht nga familjarë të tyre;
3 vajza janë vetëvrarë;
16 fëmijë të tjerë kanë humbur jetën në aksidente, viktima të neglizhencës prindërore apo institucionale;
18 fëmijë dhe adoleshentë kanë humbur jetën nga tërmeti i Nëntorit 2019.
Nëse do t’i referohemi edhe shifrave të tjera, që shpesh janë bërë publike nga CRCA/ECPAT Shqipëri në lidhje me varfërinë, fëmijët e humbur, arsimimin e fëmijëve etj., gjendja e fëmijëve bëhet akoma edhe më e rëndë.
1 Qershori i këtij viti, i gjen fëmijët në situatën ku asnjë ligj, strategji apo plan veprimi, nuk është zbatuar plotësisht nga institucionet publike në Shqipëri, sidomos në fushën e arsimit publik, kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve nga krimi etj.
Në këtë ditë, CRCA / ECPAT Shqipëri shprehet thellësisht e shqetësuar për këtë gjendje që nuk ndryshon tashmë prej vitesh, duke kërkuar që njëkohësisht të sjellim në vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë, Qeverisë shqiptare, institucioneve përgjegjëse dhe Bashkive, jo vetëm situatën e rëndë që ndodhen fëmijët në Shqipëri por edhe sesa larg janë këto institucione drejt arritjes së respektit dhe barazisë së fëmijëve në të drejta, mirëqenie dhe dinjitet!
CRCA/ECPAT Shqipëri kërkon sot nga të gjitha institucionet në Shqipëri:
Ndryshimin tërësor të qasjes që sistemi i drejtësisë dhe ai i mbrojtjes së fëmijëve kanë ndaj fëmijëve viktima të dhunës, me fokus të veçantë të dhunës seksuale;
Dëmshpërblimin e çdo fëmijë viktimë të dhunës në Shqipëri, sipas parashikimeve të Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të Kodit të Procedurës Penale në Shqipëri;
Miratimin e një protokolli të trajtimit të rasteve të fëmijëve viktima të dhunës seksuale të detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet publike në kontakt me viktimën dhe që kanë për detyrë mbrojtjen e fëmijëve;
Ndalimin me ligj të zvarritjes të proceseve gjyqësore që shqyrtojnë krimet seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri;
Ngritjen e Regjistrit Kombëtar për Krimet Seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri dhe bërjen të detyrueshme për gjykatat në Shqipëri të rekomandojnë krastrimin e çdo personi që kryen krime seksuale ndaj fëmijëve nën moshën 14 vjeç;
Mbështetjen e Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna Seksuale për të ofruar shërbime për çdo fëmijë në të 12 qarqet e vendit, sipas modelit të Barnahus;
Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmiijvë në Shqipëri, duhet të krijojë menjëherë një Task Forcë në nivel kombëtar, për të adresuar në mënyrë të menjëhershme shkeljet e rënda të të drejtave të fëmijëve që nga ratifikimi i KDF-së në Shqipëri;
Miratimi urgjent i Planit të Veprimit për Shkolla pa Dhunë dhe të Sigurta në Shqipëri nga Ministria e Arsimit.
Ne sot Ju kërkojmë të gjitha këtyre institucioneve përgjegjëse: merrni hapa konkretë dhe të menjëhershëm për realizimin e të drejtave të fëmijëve të sanksionuara nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës, dhe që i japin dinjitet një vendi që kërkon të hapë negociatat për anëtarësi në Bashkimin Europian.
DHUNA NDAJ FËMIJËVE NË SHQIPËRI NË VITIN 2019-2020
12 Janar 2019- Një vajzë 13 vjeçare ngacmohet seksualisht dhe përndiqet nga një 53 vjeçar në Divjakë
3 shkurt 2019- Një vajzë 14-vjeçare abuzohet seksualisht në grup nga 8 persona në Kavajë
10 Shkurt 2019- Një vajzë 15 vjeçare ngacmohej seksualisht nga shefi i policisë në Malësine e Madhe, Shkodër
13 Shkurt 2019 -Tre vajza 18 vjeçare ngacmohen seksualisht në ambientet e shkollës në Shkodër nga një punonjës policie
21 Shkurt 2019- Katër vajza të mitura ngacmohen seksualisht nga një djalë i cili Ii përndiqte dhe masturbohej përpara derës së apartamentit të tyre në Tiranë
14 Mars 2019- Një vajzën e tij 9-vjeçare përdhunohej sistematikisht nga babai i saj në Orikum të Vlorës,
26 mars 2019- Adoleshentja 16 vjeçe dhunohet fizikisht nga babai i saj
Prill 2019 -Disa nxënëse në gjimnazet e Tiranës ngacmohen seksualisht nga një punonjës i Bashkisë së qytetit
10 Maj 2019 – Një vajzë e mitur ngacmohej seksualisht dhe përndiqej nga një 19 vjeçar në Elbasan
11 Maj 2019- Në Kodër Kamzë, Tiranë një 25-vjeçar rrëmben me dhunë dhe abuzon në makinën e tij një 13-vjeçare
12 Maj 2019- Një vajzë e mitur ngacmohet seksualisht dhe përndiqet nga një djalë 19 vjeçar në Berat
1 Qershor 2019- Një djalë i mitur dhunohet fizikisht nga bashkëmoshatarët e tij dhe kërcënohet me video
3 Qershor 2019- Një vajzë 10 vjeçe dhunohet seksualisht nga një 67 vjeçar në Fier
5 Qershor 2019 – Një i mitur 12 vjeçar abuzohet seksualisht nga një burrë 71 vjeç pranë lumit Lana në Tiranë
14 Qershor 2019- Një 40 vjeçar ngacmonte seksualisht të miturat në në linjën e autobusëve Kinostudio-Tiranë
30 qershor 2019 – Një 12 vjecar dhunohet fizikisht në Durrës
9 Korrik 2019- Babai abuzonte seksualisht me vajzën e tij per 3 vite rresht në Kurbin
18 Korrik 2019 – Dy vajza minorene ngacmohen seksualisht nga një 73 vjeçar në Vlorë
19 Korrik 2019 – Një vajzë 8 vjeçare abuzohet seksualisht në ambientet e shkollës nga dy djem adoleshentë në Durrës
27 Korrik 2019 – Një vajzë 18 vjeçare dhunohet seksualisht dhe përndiqet nga një 34 vjeçar në Librazhd
29 Korrik 2019 – Një vajzë 16 vjeçare dhunohet seksualisht nga xhaxhai i saj 45-vjeçar nga fshati Grabian në Divjakë
31 Korrik 2019 – Në Tiranë, dy djem 20 dhe 21 vjeçare abuzojnë seksualisht një të mitur 13-vjeçare, dhe kërcënojnë me publikimin e një videoje duke i kërkuar para në këmbim
12 gusht 2019 – Një adoleshente 16 vjeçe dhunohet e rrihet barbarisht nga 2 të rinj në Tiranë
25 Shtator 2019 – Një i mitur ngacmohet seksualisht nga një 30 vjeçar në Tiranë
1 tetor 2019 – Vajza 14 vjeç keqtrajtohej nga babai i saj 68 në një fshat të Beratit
2 tetor 2019 – Një vajzë 12 vjeçare abuzohej seksualisht e fizikisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve Zyber Hallulli në Tiranë,
13 Tetor 2019 – Në fshatin Brret, Krujë, dy motrat me aftësi të kufizuara dhunohen
30 Tetor 2019 – Trajneri 77 vjeçar i ekipit të Futbollit dhunon fizikisht fëmijët e skuadrës 16 vjeçarë
21 Nëntor 2019 – Një vajzë 15 vjeçare ngacmohej dhe dhunohej seksualisht nga një 54 vjeçar në Durrës
12 Dhjetor 2019 – Një vajzë e mitur ekspozohet seksualisht në internet nga nëna e saj dhe 2 bashkëpunëtore të tjera në Tiranë
12 Janar 2020 – Në Pllanë të Lezhës, dhunonte fizikisht dy fëmijët babai 50 vjeçar
18 janar 2020 – 60 vjeçari në Lezhë, abuzon seksualisht me një vajzë te mitur me aftësi të kufizuara
21 janar 2020- Vajza 13-vjeçare e rrahur dhe dhunuar barbarisht nga nëna e saj në Sarandë
25 Janar 2020 – Një vajzë e mitur që jetonte në Itali dhunohet barbarisht nga babai i saj 57 vjeçar shqiptar
26 Janar 2020 – Një 17 vjeçare ngacmohet seksualisht dhe përndiqet nga një i moshur në zonën e Freskut në Tiranë
27 Janar 2020 – Dy fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeç, ngacmohen seksualisht dhe ushtrojnë “Pornografi me të mitur” në internet nga një 26 vjeçar nga Fieri dhe dy persona 22 e 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier.
29 Janar 2020 – Një vajzë e mitur abuzohet seksualisht nga një 22 vjeçar në Kamëz
30 Janar 2020 – Dy vajza të mitura dhunohen fizikisht dhe psikologjikisht nga nëna e tyre 43 vjeçare në Tiranë
12 shkurt 2020 – Një foshnje disa muajshe dhunohet në çerdhe në Tepelenë
16 Shkurt 2020 – Një mësues muzike në Fier abuzonte seksualisht me një nxënëse
5 Mars 2020 – Një vajzë 18 vjeçe dhunohet seksualisht dhe kërcënohet nga dy djem të rinj në Përmet
25 Prill 2020 – Vajza 9 vjeçare ngacmohet seksualisht nga nje 73 vjeçar në Fier
26 Prill 2020 – Dy fëmijë të mitur dhunohen fizikisht nga i afërmi i tyre N.H 55 vjeçar në Tiranë
27 prill 2020 – Një fëmijë 3 vjeç dhunohet fizikisht e barbarisht nga burri i nënës së tij në Kamëz
27 prill 2020 – Vajza 17 vjeçe dhunohet seksualisht nga komshiu 72 vjeçar në Sarandë
7 maj 2020 – Babai dhunonte fizikisht vajzën e tij të mitur në Kurbin
13 Maj 2020 – Në Maliq të Korçës, një 37-vjeçar ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij 18 vjeçe
14 Maj 2020 – Një vajzë 18 vjeçare abuzohej seksualisht nga daja i saj
16 Maj 2020 – Një djalë 16 vjeçar dhunohet fizikisht nga punonjësit e policisë
17 Maj 2020 – 4 vajza të mitura shqiptare që jetojnë në Selanik ngacmohen seskualisht nga gjyshi i tyre 76 vjeç
29 Maj 2020 – Një vajzë 15 vjeçare, dhunohet seksualisht nga një 65 vjecar dhe kërcënohet me video nga një grup djemsh.
Fëmijë që kanë humbur jetën përgjatë 2019-2020
2 Prill 2019 – 16 vjeçari humb jetën në aksident në Lezhë, pasi drejtonte makinën e prindërve pa leje
5 prill 2019 – Një vajzë 9 vjeçe dhe vëllai i saj 11 vjeçar humbin jetën në Bulqizë duke luajtur me një granatë
24 Prill 2019 – Një vajzë 11 vjeçare vetëflijohet në shtëpinë e saj në fshatin Babicë të Vlorës
5 Maj 2019 – Një 16 vjeçare, (Adela Çaçi), vetëflijohet si shkak i kërcënimeve dhe përndjekjes në internet nga një bashkëmoshatar në Berat
29 Maj 2019 – Në Shkodër një fëmijë 2-vjeçar, humb jetën pasi ka rënë nga kati i 6 i një pallati
1 Korrik 2019 – Në Kapshticë ndërron jetë fëmija 4 vjeçar në aksident
21 Korrik 2019 – Në Tropojë, Bajram Curri humb jetën në një aksident nga përplasja e makinave një fëmijë 9 vjeçar
28 Gusht 2019 – Një djalë 14 vjeçar humb jetën në një aksident duke ecur në anë të rrugës në Seman të Fierit
15 Shtator 2019 – Një vajzë e mitur humb jetën në aksident në fshatin Gziq
26 Nëntor 2019 – 18 fëmijë dhe adoleshentë humbin jetën nën rrënojat e shtëpive të tyre të pasigurta nga Tërmeti
10 Dhjetor 2019 – Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri, 5 vjeç ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
17 Janar 2020 – Një fëmijë 2 vjeçar humb jetën i shkrumbuar në shtëpinë e tij nga zjarri në Kurbin
21 Janar 2020 – Në Librazhd, një fëmijë 3 muajsh humb jetën në shtëpi ndërsa nëna ishte jashtë
12 Maj 2020 – Një 14 vjeçare vetëfijohet në fshatin Qinam në Tiranë
14 Maj 2020 – Një djalë 8 vjeçar humb jetën duke luajtur në park i mbytur në rezervuar
22 Maj 2020 – Një fëmijë 4 vjeçar humb jetën pasi prek në parkun e lojrave telat e zhveshur të energjisë elektrike në Fier
23 Maj 2020 – Në Përrenjas humb jetën një fëmijë, pasi ka rënë në një gropë me ujë.
25 Maj 2020 – Në fshatin Jubë, një furgon ka aksidentuar një fëmijë, 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë
27 Maj 2020 – Humb jetën në një aksident rrugor fëmija 5 vjeçar në Peqin