Tiranë, 26/09/2013 – “Drejtësia dhe zbatimi i ligjit në Shqipëri jane te rrezikuara nga probleme strukturore te hershme që kanë çuar në nivel pothuajse zero besimin e publikut ne to. Qeveria e re përballet me një sfidë dhe mundësi historike për të sjellë ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të forcojë sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut “, ka thënë Nils Muižnieks, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, duke i dhënë fund vizitës së tij pesë -ditore në Tiranë.
Komisioneri Muižnieks mirëpret angazhimin e qeverisë për ekzekutimin  e plote te vendimeve te Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ,sidomos vendimin pilot Manushaqe Puto qe lidhet me problemin sistemik te moszbatimin nga ana e shtetit te vendimeve  te gjykatave te brendshëm dhe ato administrative.
Jane parashikuar Reforma te rëndësishme të sistemit të drejtësisë me qëllim përmirësimin e efikasitetit të gjykatave dhe forcimin e pavarësisë dhe paanshmërisë se gjyqtarëve. Disa nga këto reforma duhen shoqeruar me legjislacion te ri per rregullimin e punës se Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë . Në këtë kontekst, Komisioneri inkurajon autoritetet të kërkojnë ekspertizen  e Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës.
Ndërkohë që mirëpret ndryshimet në Ligjin për Ndihmën Juridike, të majit 2013, Komisioneri nxit autoritetet të rrisin përpjekjet e tyre per te bere te mundur aksesin në drejtësi për personat ne nevoje, vecanerisht për grupe sociale vulnerabel, të tilla si romët dhe personat me aftësi të kufizuara. Aktivitetet ndërgjegjësuese të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike dhe ngritja e klinikave të ndihmës ligjore janë hapa të nevojshme për t’u ndërmarrë në këtë drejtim.
Përsa i përket procedimeve në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe shkeljet serioze të të drejtave të njeriut të kryera në atë kohë, Komisioneri Muižnieks mbetet i shqetësuar se një numër i personave përgjegjës për këto akte të dhunshme ende nuk jane vene perpara pergjegjesise. “duhet crrenjosur  pandeshkueshmeria dhe duhen dhene ndeshkime frenuese për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të tilla si ato të kryera gjatë dhe pas ngjarjeve të 21 janarit. Kjo ceshtje perben nje test madhor  që po ndiqet nga afër nga komuniteti ndërkombëtar “.
Mungesa e nje mbikëqyrje të pavarur per organet e zbatimit të ligjit, në veçanti përsa i përket rasteve të keqtrajtimit dhe korrupsionit, ka nxitur pandeshkueshmerine dhe ka gërryer besimin e qytetarëve në këtë sektor kyç të shtetit. “mirepres vendosmërinë e ministreit të brendshëm për adresimin e ketyre mangësive serioze. Largimi tani vone nga detyra e i 81 policëve të policise rrugore në Tiranë, për arsye korruptive, sigurisht që është një hap i parë pozitiv “.
Së fundi, Komisioneri nënvizon rolin jetik për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të luajtur nga Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi . “U bëj thirrje autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të forcojnë pavarësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e këtyre strukturave kombëtare të të drejtave të njeriut, puna e të cilëve deri me sot ka qenë shumë e çmuar “.
Raporti i Komisionerit për vizitën e tij në Shqipëri do pasojë së shpejti.
Kontakt për shtypin në Zyrën e Komisionerit :
Kristina Plavsak Krajnc , +33 (0) 6 66 27 24 4; kristina.plavsak@coe.int
www.commissioner.coe.int; Twitter: @CommissionerHR; Facebook


Detajet e Lajmit
September 26, 2013
207
Kategoria