Tiranë, 16 Shkurt 2015- Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA në bashkëpunim me ALO 116 dhe falë mbështetjes së Qeverisë Kanadeze, organizuan sot takimin e pare konsultativpër të marrë mendime dhe sugjerime në lidhje me ngritjen e Regjistrit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna Seksuale në Shqipëri. Ky takim kishte për qëllim të diskutonte rëndësinë e një instrumenti i cili synon të mbrojë të gjithë fëmijët nga krimet seksuale por edhe të rrahi mendimet mbi ndërtimin e politikave të reja në drejtim të parandalimit të krimit dhe çdo forme të dhunës seksuale ndaj fëmijëve.
Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale të krimeve seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri si dhe u prezantua strukturae Regjistrit dhe projekt-ligjit që do të ngreje këtë Regjistër.Pjesëmarrësit diskutuan mbi veprat penale dhe nenet që duhet të adresojë ky Regjistër, duke vënë theksin në krijimin e një sistemi i cili mbron çdo fëmijë nga krimet seksuale në Shqipëri.
Takimi u ndoq nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të cilët punojnë për fëmijët, drejtoresha e  Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, përfaqësues nga Ambasada Kanadeze, përfaqësues nga Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ALO 116, ACTSEC, etj. Takim u hap me parantezën e  Z. Altin Hazizaj mbi rëndësinë e ngritjes së Regjistrit: “Në përgjigje të ngjarjeve të rënda të pedofilisë dhe krimeve me sfond seksual në Shqipëri,i kemikërkuar Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, ngritjen e Regjistrit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Krimet Seksuale. Ky regjistër, nisur nga shëmbulli i një serë vendeve të BE-së, duhet të jetë një instrument i shtetit shqiptar për të luftuar pedofilinë dhe për të mbrojtur fëmijët nga çdo formë e dhunës dhe ngacmimit seksual.”
Takimi vijoi me prezantimin e të të dhënave kryesorë mbi krimet seksuale 2009 – 2014, nenet e kodit penal mbi të cilat do të themelohet ky regjistër, të dhëna nga raportet mbi dhunën seksuale në vend si ai i UNICEF dhe BECAN, autorët e krimeve seksuale, veprat penale dhe dënimet përkatëse, çështjet penale dhe dënimet e raportuara nga Ministria e Drejtësisë si dhe Ministria e Brendshme, etj. Pas një përshkrimi të detajuar të strukturës së regjistrit, i la vend me pas sugjerimeve dhe diskutimeve mbi askepkte të ndryshme të Regjistrit.
Pjesëmarrësit në takim përshëndetën nismën dhe u ndalën në disa sugjerime shume të rëndësishme të cilat do të pasqyrohen në dokument. U sugjerua të parashikohej automatikisht regjistrimi në regjistër sapo të denuarit të vuanin dënimin dhe liroheshin, të bëhet raportimi i detyrueshëm i banesës së autorëve të krimeve seksuale, të shprehet detyrimi i çdo punëdhënësi publik dhe privat që punon me / për femijet që të kërkojë të dhëna nga regjistri për çdo punonjës të tij, pavarësisht pozicionit, të konsiderohet interesi më i lartë i të miturve kur këta janë autorë të veprave penale, etj.
Në fund të takimit u ra dakort që të punohet në bashkëpunim me institucionet shtetërore që ky draft-ligj të kalojnë për miratim në Parlament sa më shpejtë. Ky takim shënon një tjetër hap përpara në avancimin e sistemeve parandalues të krimeve seksuale ndaj të miturve sikurse janë të parashikuara në Konventën e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksuale, Lanzarote.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Mersila Ballo
HRH, CRCA Shqipëri
Tel: 0694060392;
E-mail: mersila.ballo@crca.al


Detajet e Lajmit
February 28, 2015
213
Kategoria