Nje parrullë, një mesazh në mbështetje të të drejtave të fëmijëve.
Marshim organizuar nga organizatat e shoqërisë civile përpara kryeministrise dhe kuvendit të Shqipërisë.
Tiranë, 20 Nëntor 2014 – Sot, në Ditën Ndërkombëtarë të Fëmijëve, organizatat e shoqërisë civile i’u bashkuan thirrjes së CRCA Shqipëri dhe ALO 116 për të marshuar përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar vëmendje më të madhe nga ana e pushtetit ekzekutiv dhe parlamentit për çështjet e të drejtave të fëmijëve. Nën zhurmën e bilbiliva dhe pankartave aktivistët e shoqërisë civile marshuan përgjatë sheshit Nënë Tereza për të ndaluar përpara Kryeministrisë.
20 Nëntori 2014, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, këtë vit shënon 25 vjetorin e miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo ditë ka për qëllim tëjetë një reflektim mbi përparimet dhe problematikat e situates së të drejtave të fëmijëve në vend. Theksi kryesor i ditës së sotme ishte mbi ndryshimet që shteti mund të sjellë duke nxitur politika në dobi dhe respekt të të drejtave të fëmijëve.
Këtij marshimi ju bashkuan dhjetra shoqata dhe aktivistë tëshoqërisë civile me pankarta si “Më shumë kopshte për fëmijët”, “Më shumë parqe dhe hapësira të gjelbra”, “Buxhet për fëmijët”, “Jo dhunës ndaj Fëmijëve”, “Sistem arsimor që të mund t’i edukojmë fëmijët” etj duke i bërë thirrje pushtetit qendror, lokal por edhe parlamentit për një fokus më të madh ndaj fëmijëve dhe politikave mbrojtëse dhe mbështetëse.
Altin Hazizaj, drejtor i CRCA’së në deklaratën e tij për mediat tha: “Problemet si shfrytëzimi i fëmijëve apo abuzimi ndaj tyre që shohim e dëgjojmë çdo ditë, nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Qeveria ka arritur rezultatet e saj, por fakti që ne ndodhemi sot këtu tregon se ka ende shumë punë për të bërë”.
E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën. Gjithashtu në 20 Nëntor Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës në vitin 1959 dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 1989.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Mersila BalloHRH, CRCA ShqipëriTel: 0694060392E-mail:mersila.ballo@crca.al