Ngjarjet e dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në disa shkolla publike të vendit nxisin protetën e shoqërisë civile për të kërkuar mbrojtjen e fëmijëve nga grabitqarët seksualë

Tiranë, 14 Shkurt 2020 – Organizatat e shoqërisë civile që punojnë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, protestuan përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, duke kërkuar dorëheqjen e Ministres Besa Shahini. Ngjarjet në rritje të dhunës seksuale që po raportohen nga një sërë mediash dhe emisionet investigative në Shqipëri, po tregojnë mangësitë që Ministria ka në punën e saj në Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual.
Drejtori Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, ju drejtua institucionit më të lartë të arsimit në Shqipëri, duke kërkuar: “Një proces të gjerë, urgjent dhe gjithëpërfshirës të vlerësimit psikologjik të mësuesve, edukatorëve dhe çdo personi tjetër që ka kontakt me fëmijët në mjediset e institucioneve arsimore publike në vend”.
Protestuesit kërkuan nga Ministria e Arsimit;

Heqjen e liçensave dhe moslejimin e tyre në ushtrimin e profesionit të mësimdhënies për gjithë jetën për çdo mësues, edukator dhe person ndihmës që ushtron dhunë të vërtetuar ndaj fëmijjëve;
Pezullim nga puna e të gjithë mësuesve, edukatorëve e punonjësve të tjerë që kanë kontakt me fëmijët, dhe që janë në dijeni të dhunës së ushtruar e nuk e denoncojnë atë. Mosdenoncimi i dhunës është KRIM!
Ngritjen e mekanizmave të raportimit mbi dhunën në mjediset e shkollave, kopshteve e çerdheve, dhe ndërgjegjësimi i punonjësve të arsimit për këto mekanizma;
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të hartojë urgjentisht Kodin e Sjelljes/ Etikës me Fëmijët.Të gjithë punonjësit e arsimit në Shqipëri, që janë në kontakt me fëmijët, të firmosin këtë Kod e bashkangjitur me kontratën e punës.

Vetëm disa ditë më parë, publiku shqiptar u njoh nëpërmjet një emisioni investigative, me dy forma të dhunës seksuale dhe fizike që ushtrojnë mësuesit dhe edukatorët ndaj fëmijëve dhe nxënësve në institucionet arsimore.


Detajet e Lajmit
February 26, 2020
427
Kategoria