
Tiranë 1 Tetor 2013 -Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri(ACCE),mundësoi sot një takim tëorganizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e arsimit të fëmijëve me Ministren e re të Arsimit Znj. Lindita Nikolla. Qëllimi i takimit ishte të mundësonte ngritjen e një dialogu të qendrueshëm midis shoqërisë civile dhe Ministrisë së Arsimit, në lidhje me problematikat që hasen në punën për arsimin e fëmijëve dhe rekomandimet përkatëse.
Çështjet e diskutuara në takim lidheshin me: parandalimin e dhunës në shkolla dhe me rritjen e mirëqënies emocionale të fëmijëve, duke kërkuar kështu “dhunën zero” në mjediset e shkollës dhe hartimin e kodeve specifike të sjelljeve për mësuesit dhe nxënësit; vëmendjen e veçantë për fëmijët rromë duke propozuar vendosjen e kuotave, sigurimin e ushqimit në shkollë dhe përfshirjen e fëmijëve në klasa parapërgatitore; koordinimin e të gjitha institucioneve arsimore, në kuadër të decentralizimit dhe fuqizimit të pushtetit lokal; sigurimin i teksteve falas për kategoritë e fëmijëvë në nevojë, duke zgjeruar grupet përfituese dhe kriteret e përfitimit; përforcimin i shërbimit psikologjik në shkolla; përmirësimin e kurrikulave mësimore nëpërmjet kulturës së antidiskriminimit dhe diversitetit, si dhe punën me altertekstin etj.
U diskutua nga pjesëmarrësit çështja e mbështetjes dhe ngritjes së mekanizmave mbështetës për fëmijët e ngujuar, menaxhimit të rasteve nga ana e shkollës nëpërmjet fuqizimit të strukturave të brendshme të saj, minimizimittë fenomenit të braktisjes shkollore nëpërmjet raportimit të fenomenit dhe politikave mbështetëse për nxënësit dhe prindërit, eleminimit të segregimit të nxënësve rromë në shkolla duke mos lejuar shkollat e segreguara; trajnimit të mësuesve më mënyrë të rregullt, jo sporadike dhe të mirëorganizuar në kontekstin gjeografik, fuqizmit të këshillit të prindërve dhe strukturave të nxënësve, për të rritur nivelin e vendimarrjes nga ana e tyre.
Në takim u vu theksi tek lobimi për rritjen e GDP-së për arsimin dhe minimizimit të braktisjes shkollore.Zv. ministri i Arsimit Z. Arbi Mazniku, prezantoi disa nga përparësitë e Ministrisë sëArsimit në fazën fillestare. Përpjekjet fillestare të kësaj ministrie lidhen me vlerësimin tërësor të dijevetë fëmijëve dhe mësuesve në nivel kombëtar dhe inspektimet kundër dhunës dhe diskriminimit. Në prespektivë më afat gjatë do të rishikohet çështja e altertekstit, reformave alternative, decentarlizimit gradual të pushtetit dhe rialokimit të shkollave.
Për më shumë informacion, kontaktoni koordinatoret e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve, në adresat: erinda.ibrahimllari@crca.al dhe lindapino@hotmail.it ose në numrin e telefonit +355 4 242264.