6 veprime për ndryshim, për t’i dhënë fund dhunës dhe keqtrajtimit të fëmijëve

23 Korrik 2021
Një miliard fëmijë përjetojnë dhunë dhe abuzim çdo vit. Kjo shifër tronditëse është rritur akoma më shumë gjatë pandemisë COVID-19. Shërbimet e parandalimit dhe reagimit ndaj dhunës janë ndërprerë për 1.8 miliardë fëmijë që jetojnë në më shumë se 100 vende. 1.5 miliardë të rinj janë prekur nga mbyllja e shkollave dhe humbën mbrojtjen dhe mbështetjen që shpesh ofrojnë këto institucione.
Masat për të përmbajtur virusin, së bashku me vështirësitë ekonomike dhe stresin familjar, janë kombinuar për të krijuar kushte të një stuhie perfekte të situatave për fëmijët vulnerabël për ti vëzhguar apo edhe për përjetimin e abuzimit fizik, emocional dhe seksual. Pavarësisht nga përfitimet e lidhjeve dixhitale, një jetë e jetuar duke përdorur më shumë në internet për të mësuar, shoqëruar dhe me lojrat që ofrohen ka rritur ndjeshëm ekspozimin e fëmijëve ndaj atyre që dëshirojnë t’i dëmtojnë ata.
Sot, ne qëndrojmë në një moment kritik për fëmijët e botës. Në qoftë se nuk veprojmë tani dhe me urgjencë, ne rrezikojmë të humbasim një brez të fëmijëve mbi të cilët ndikimet afatgjata të dhunës dhe abuzimit do të dëmtojnë sigurinë, shëndetin, mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve shumë kohë pasi pandemia të qetësohet. Ne nuk mund ta lejojmë atë të ndodhë. Ndërsa bota fillon të dalë nga pandemia, ne kemi një mundësi që të krijojmë shoqëri më paqësore dhe më gjithëpërfshirëse.
Tani është koha për të dyfishuar përpjekjet tona kolektive dhe për të përkthyer atë që ne dimë se funskionon në përparimin e përshpejtuar drejt qëllimit të një bote ku çdo fëmijë rritet i sigurt, dhe në një mjedis edukues. Ne duhet të krijojmë një botë: ku çdo fëmijë mund të rritet dhe të vijojë jetën me dinjitet; ku dhuna dhe abuzimi i fëmijëve është ligjërisht i jashtëligjshëm dhe shoqërisht i papranueshëm; kur marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve parandalon transmetimin e dhunës ndërmjet brezave; ku fëmijët në çdo komunitet mund të përfitojnë në mënyrë të sigurt nga bota dixhitale për të mësuar, luajtur dhe shoqëruar; ku vajzat dhe djemtë përjetojnë rezultate më të forta zhvillimore dhe arsimore, sepse shkollat ​​dhe mjediset e tjera të mësimit janë të sigurta, të ndjeshme ndaj gjinisë, përfshirëse dhe mbështetëse; ku sporti është i sigurt për fëmijët; ku është bërë çdo përpjekje për të mbrojtur fëmijët më të prekshëm nga të gjitha format e dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit, përfshirë ata që jetojnë në situata konfliktesh dhe brishtësie (përfshirë brishtësinë e lidhur me klimën); dhe ku të gjithë fëmijët mund të kenë akses të sigurt dhe miqësor ndaj fëmijëve kur kanë nevojë për të.
Ndalimi i dhunës ndaj fëmijëve ështv sa njëkërkesëmorale aq edhe me përfitime ekonomike. Faktet për këtëjanëtashmëtëprovuara. 
Veprimet e sotme jo vetëm që do të parandalojë ndikimet shkatërruese shoqërore dhe ekonomike ndërmjet brezave kundër dhunës ndaj fëmijëve, familjes dhe shoqërisë, por edhe do të ndihmojnë për të adresuar ndikimet më të gjera të COVID-19 dhe për të mbështetur progresin drejt objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
Së bashku, si drejtues të organizatave të angazhuara për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve, ne nxisim udhëheqësit në Qeveri, sektorin privat, komunitetet e besimit fetar, organizatat shumëpalëshe, shoqërinë civile dhe organizatat sportive që të shfrytëzojnë momentin dhe të jenë kampionë të kësaj axhende në vendet e tyre.
Ne u bëjmë thirrje drejtuesve tw shteteve që t’i japin përparësi mbrojtjes së fëmijëve në politikat shtetwrore, planifikimin, buxhetin dhe komunikimet e tyre, duke punuar së bashku për t’i dhënë rrugë gjashtë veprimeve për ndryshim për t’i dhënë fund dhunës dhe keqtrakjtimit të fëmijëve: Së bashku për ti dhënë#FUNDdhunës: Deklarata e Liderëve.
 
Gjashtë aksionet e ndryshimit për ti dhënë Fund dhunës ndaj fëmijëve
• Ndaloni të gjitha format e dhunës ndaj fëmijëve deri në vitin 2030
• Pajisni prindërit dhe kujdestarët për t’i mbajtur fëmijët të sigurtë
• Krijoni internet të sigurt për fëmijët
• Krijoni shkolla të sigurta, jo të dhunshme dhe gjithëpërfshirëse
• Mbroni fëmijët nga dhuna në situatat humanitare
• Më shumë investime, të mirë-shpenzuara.
 
Si organizata globale që punojnë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve, ne do të vazhdojmë të avokojmë dhe të investojmë në mbrojtje efektive të fëmijëve, duke promovuar zgjidhje që njohin mënyrat e ndryshme në të cilat vajzat dhe djemtë janë prekur nga dhuna dhe abuzimi.
Ne kolektivisht do të zhvillojmë dhe ndajmë burimet teknike dhe udhëzimet për politikëbërësit, praktikuesit, prindërit, kujdestarët dhe vetë fëmijët. Dhe ne do të mbështesim profesionistët e guximshëm të shëndetit, arsimit, mbrojtjes së fëmijëve dhe ndërhyrjeve humanitare, që të punojnë së bashku me udhëheqësit e besimeve fetare, vullnetarët dhe liderët në komunitete, prindërit dhe të rinjtë, për t’i mbajtur fëmijët të sigurt gjatë këtyre kohërave të vështira. Në vitet e fundit, ne kemi bërë hapa të konsiderueshme në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.
Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur fëmijët të sigurt gjatë trazirave aktuale, duke punuar së bashku për t’u rikthyer në përditshmëri më të mirë – për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve.
 
Firmosur nga:
Global Partnership for Education
Carlson Wagonlit Travel
Save the Children International
UNESCO
Centre for Artificial Intelligence and Robotics, UNICRI
President and Founder, RAINN
Net Clean
Universities of Oxford and Cape Town
Thorn
International Centre for Missing and Exploited Children
Inspiring Children’s Futures, Uni. of Strathclyde
National Center for Missing & Exploited Children
We Protect Global Alliance
Malala Fund
PMNCH
UNICEF
Children and Armed Conflict
Child Fund Alliance
WHO
UNHCR
World Childhood Foundation
Internet Watch Foundation
INHOPE
Centre for Sport and Human Rights
SOS Children’s Villages International
Terre des Hommes International Federation
5Rights Foundation
Child Helpline International
Know Violence in Childhood
Together for Girls
Early Childhood Development Action Network
Violence Against Children
Arigatou International
UN Women
World Vision International
ECPAT International
Plan International
African Child Policy Forum
Girls Not Brides
Sexual Violence in Conflict
End Violence Against Children
World Council of Churches
ISPCAN
Education Cannot Wait
Global Partnership to End Violence Against Children
Pathfinders for Peaceful, Just and Inclusive Societies, New York University
World Day Global Collaborative