Tiranë, 9 Dhjetor 2021 – CRCA/ECPAT Shqipëri, sjell nismën më të re “Promovimi i barazisë gjinore dhe dhënia fund e dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja në Shqipëri”. Kjo nisëm, vjen në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”,sipas Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, i cili mbështet nga UNDP Shqipëri në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e financuar nga Qeveria e Suedisë.
Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në përmirësimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve-vajza, ndërtimin e e kornizave institucionale dhe të politikave për reduktimin e dhunës me bazë gjinore, luftën kundër dhunës seksuale, si dhe krijimin e mekanizmave per raportimin e dhunes.  Por pavarësisht përirësimeve, raporti më i fundit i INSTAT rreth dhunës ndaj vajzave dhe grave evidenton se 1 në 2 granë Shqipëri janë viktima të dhunës nga partneri. Raporti i ECPAT International 2020 për Shqipërinë evidentoi se 88.8% e vajzave dhe grave në Shqipëri janë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe thuajse 90% e të gjitha krimeve seksuale kundër fëmijëve kryhen ndaj vajzave.
Bazuar në situatën alarmante në të cilën sot Shqipëri përjeton dhunën ndaj grave, CRCA/ECPAT kërkoi të kthente vëmendjen e saj të shtuar pikërisht në politikat dhe bashkëpunimin që institucionet duhet të ndjekin në këtë fushë. Prezantimin e kësaj nisme, CRCA/ECPAT Shqipëri, e realizoi në një takim që synoi të ishte një platformë diskutimi dhe forcimi i bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm në mbrojtjen e grave dhe vajzave nga çdo formë e dhunës.
Drejtori Ekzekutiv i saj, Altin Hazizaj, deklaroi se:“Cështja e dhunës me bazë gjinore, nuk ndodh vetëm sepse ka një mjedis kulturor që e ushqen atë, që është mungesa e pabarazisë ndërmjet bvurrave dhe grave, djemve dhe vajzave! Shpesh dhuna ushqehet nga mungesa e ndërhyrjeve sistemike të autoriteve shtetërore, mos përmbushjes së detyrave të caktuara nga ligji dhe mungesës së llogarisë dhe përgjegjshmërisë përkundrejt viktimave!”

Takimi u përshendet nga Zv.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Denada Seferi, e cila gjatë fjalës së saj u shpreh optimiste për zbatimin e këtij projekti dhe impaktin që do të ketë në mbrojtjen e vajzave dhe grave të reja nga dhuna me bazë gjinore dhe dhunë në familje”.
Takimi vijoi me prezantimin e ndërhyrjeve kryesore të kësaj nisme. Sipas Koordinatores së projektit Linda Pino, zbatimi I kësaj nisme përpos ofrimit të shërbimeve direkte për vajzat dhe gratë e reja të cilat I kanë mbijetur dhunës, do të forcojë kapacitetet e mekanizmave të referimit të dhunës në nivel vendor, dhe për herë të parë do të hartojë një Program të fuqizimit të familjes dhe prindërve me qëllim mbështetjen e vajzave dhe grave të reja viktima të dhunës në kamimin e traumës dhe ndërtimin e një të ardhme të qendrueshme.
Për më tepër informacion kontaktoni në adresën crca@crca.al


Detajet e Lajmit
December 9, 2021
306
Kategoria