Në kuadër të zbatimit të nismës“Një Klikim për të Drejtën e Tubimit”, CRCA Shqipëri në bashkëpunim me zyrën e Avokatit të Popullit organizuan sot takimin konsultues me pjesëmarrje të organizatave të shoqërisë civile rreth experiences së tyre në lidhje me lirinë e tubimit në vend, diskutimit rreth legjislacionit kombëtar dhe rregulloreve lokale dhe nivelin e shkeljes së kësaj të drejte gjatë periudhës së pandemisë të krijuar nga COVID-19.
Liria e tubimit paqësor është një e drejtë themelore politike e çdo individi të parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Legjislacioni vendas është përgjithësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara si dhe Rregullat Kornizë të OSBE-ODHIR për të drejtën për tubim paqësor. Sidoqoftë, vendimet e marra nga institucionet qendrore ose lokale ndodh që të imponojnë kufizime ligjore ose administrative mbi një të drejtë kushtetuese, duke krijuar kështu një konflikt jo vetëm të normave ligjore, por edhe të ushtrimit dhe gëzimit të të drejtave të njeriut të garantuara me ligj.
Gjatë takimit pjesëmarrësit diskutuan mbi gjendjen e jashtëzakonshme të imponuar për shkak të tërmetit nëntor 2019, shoqëruar me mbylljen totale për shkak të Covid19, e cila krijoi shumë probleme dhe kufizime në ushtrimin e të drejtës së mbledhjes dhe organizimit në një kohë kur Qeveria po merte shumë vendime të rëndësishme për jetën e qytetarëve.
Gjatë takimit u prezantua dhe diskutua Guida për organizimin e Tubimeve Paqësore në Shqipëri, dhe dokumenti i përmirësimeve ligjore për të drejtat e tubimeve paqësore në Shqipëri.
 Nisma “Një Klikim nga e Drejta e Mbledhjes”, është pjesë e Projektit “Monitorimi i së Drejtës për t’u Mbledhur Paqësisht” i menaxhuar nga European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL). Projekti mundësohet nga International Center for Not-for-Profit Law (ICNL) përmes Civic Space Initiative.”


Detajet e Lajmit
December 27, 2020
290
Kategoria