Tirane, 25 Tetor 2021 – Për 15 muaj me rradhë CRCA/ECPAT përmes zbatimit të nismës “Përmirësimi i Ofrimitt ë Shërbimeve Sociale në Nivel Vendor” iështë gjendur pranë ka ofruar shërbime sociale për rreth 144 familje të shtresave më në nevojë të bashkisë Devoll.
Rrugëtimi nuk ka qënë i lehtë, pandemia e krijuar nga COVID-19 ka theksuar gjithnjë e më tepër vështirësite ekonomike të familjeve të komunitetit Rom,Egjiptian, dhe personave me aftësi të kufizuar. Stafi I CRCA/ECPAT Shqipëri ka shkuar në çdo njësie administrative të Bashkisë Devoll, ka trokitur në dyert e banorëve, të cilët pavarësisht varfërisë të mirëprisnin në shtëpitë e tyre.
Falë dhe bashkëpunimit dhe me stafin e shërbimeve sociale të bashkisë Devoll, dhjetra familjeve u është mundësuar përfitimi i bonusit të qerasë, janë asistuar në përfitimin e bonusit të qerasë, nxjerrjes së dokumetacioneve të duhura për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe KEMP, paisja e fëmijëve më në nevojë me mjete didaktike si dhe ofrimi i pakove me ndihma ushqimore dhe produkte higjenike u kanë lehtësuar sadopak vështirësitë familjeve të komunitetit Rom, Egjiptian dhe personave me aftësi të kufizuara.
CRCA/ECPAT Shqipëri falë zbatimit të kësaj nisme, si pjesë e zbatimit të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i ofrimit të Shërbimeve Sociale në nivel lokal (IMSPSD), i zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet midis katër Agjencive të OKB-së financuar nga Fondi i Përbashkët SDG, ka trajnuar dhe rritur kapacitetet e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal. Për here të pare pas një pune intensive punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve kanë në duart e tyre një Protokoll për menaxhimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve.
Stafi i Bashkisë Devoll ka në duart e tyre dhe dokumentin orientues të hartimit të Strategjisë së Komunikimit të bashkisë me banorët e saj, e cila e kombinuar me formularin e raportimit të nevojave të banorëve për shërbime sociale, janë në pritje për t’u miratuar dhe hedhur në faqen zyrtare të bashkisë Devoll.