VEPRO PËR FËMIJËT është një rrjet kombëtar, i organizatave kryesore të tw drejtave tw fwmijwve dhe shoqërisë civile në Shqipëri, për të ndërmarrë veprime dhe nisma të përbashkëta për respektimin dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna, diskriminimi, abuzimi, shfrytëzimi, në jetën e përditshme apo atë virtuale.
Neglizhimi, dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve janë të papranueshme për një shoqëri demokratike! Megjithatë ato çdo ditë rrezikojnë jetën dhe mirëqenien e fëmijëve, familjeve dhe të shoqërisë në vendin tonë! Për këtë qëllim ne kemi vendosur të punojmë së bashku për t’i thonë NDAL çdo fenomeni apo ngjarjeje që shkel të drejtat e fëmijëve!
Respektimi , mbrojtja dhe promovimi, i të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve, janë pjesë e parimeve themelore të të drejave të njeriut, që na bashkojnë. Të gjitha ligjet, politikat publike dhe shërbimet për fëmijët duhet të zbatohen duke marrë parasysh parimin e interesit më të lartë të fëmijës dhe me pjesëmarrjen aktive të fëmijëve.
VEPRO PËR FËMIJËT: Rrjeti Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve, udhëhiqet në të gjithë veprimet e tij nga parimet e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë.
Kjo aleancë ka në përbërjen e saj organizatat dhe rrjetet ndër më aktivet dhe më të sukseshmet në nivel kombëtar, të cilat prej më shumë se 20 vjetësh kanë avokuar për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.
VEPRO PËR FËMIJËTvjen si një iniciativë e Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, në bashkëpunim me Linjën Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë – ALO 116, ECPAT Shqipëri, Koalicionin për Arsimin në Shqipëri – ACE, Qendrën “Fëmijët Sot” dhe Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri – ANYN.
Rrjeti sot ofron disa nga platformat dhe shërbimet më të rëndësihme kombëtare për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve si më poshtë:
SHËRBIME KOMBËTARE
PLATFORMA INFORMACIONI, TRAINIMI, AVOKATËSIE DHE PJESMARRJEJE
VEPRO PËR FËMIJËT punon për respektimin, përmbushjen dhe monitorimin e situatës të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Nw veprimtarinw tonw ne fokusohemi tek reduktimi, parandalimi dhe eleminimi i çdo lloj forme të dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve në shkollë, në familje, në komunitet dhe në Internet, si dhe kudo ku fëmijët jetojnë apo zhvillojnë jetën dhe aktivitetin e tyre.
Fëmijë të mbrojtur dhe të sigurtë, që gëzojnë të drejta, mirëqenie dhe shërbime kudo në shoqëri, institucione dhe në komunitet.
Rrjeti ka për qëllim të avokojë respektin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, nëpërmjet nismave legjislative, përmirësimit të politikave, krijimit të shërbimeve kombëtare dhe vendore për fëmijët, Studimeve dhe vëzhgimeve për situatën e fëmijëve, si dhe përgatitjen e raporteve alternative në organizatat e OKB-së apo raporteve të specializuara mbi gjendjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Rrjeti do të jetë në pararojë të veprimeve për rishikimin dhe vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë në drejtim të negociatave më Bashkimin Europian.
Rrjeti do të nxisë rrjetëzimin e organizatave në nivel lokal, të profesionistëve dhe ekspertëve që punojnë për fëmijët, për parandalimin dhe trajtimin e formave të abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve etj. Ky është një hap me rëndësi strategjike në drejtim të ngritjes dhe funksionimit të rrjetit. Komunikimi që do të zhvillohet ndërmjet organizatave pjesëmarrëse do të kontribuojë në përhapjen e informacionit dhe në shkëmbimin të eksperiencave pozitive në trajtimn e rasteve të dhunës abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve.
Pjesëmarrja në Rrjetin Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve është një proces ndërveprues, i cili zhvillon partneritetet, arritjen e objektivave të organizatave, ndarjen e përgjegjësive dhe ekspertizës në çështjet e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve. Në terma më specifikë, Rrjeti Kombëtar do të ofrojë:
Antarët tanë janë antarë të rrjeteve më të rëndësishme Europiane dhe globale: ICMEC, CHI, Missing Children Europe, Ecpat International, Global Missing Children Network, Global Campaign for Education, International Safe Internet Day, CRIN, EuroChild.