
Televizionet publike në Shqipëri, kanë reaguar njëzëri ndaj shqetësimit të ngritur të Qendrës për të Drejtat e fëmijëve CRCA, mbi sigurinë e fëmijëve në rrjetet sociale dhe në internet. Televizioni VIZION PLUS, sjell në këtë kronikë, kërkesat që CRCA i drejtoi Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Kjo kërkesë konsistoi në miratimin sa më të shpejtë të ndryshimeve ligjore në Kodin Penal Shqiptar për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve ndër të tjera edhe nga dhuna seksuale, ngacmimet, pedofilia dhe shfrytëzimi në internet.