7 Mars 2015 - Në kuadër të ndërgjegjësimit të publikut të gjërë në lidhje me nevojën për të ngritur “Regjistrin Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Krimet Seksuale”, CRCA Shqipëri dhe ALO 116 me mbështetjen e Qeverisë Kanadeze kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese në çdo cep të Tiranës.
Ky mjet ndërgjegjësimi synon të thërrasë vemendjen e publikut të gjerë mbi krimet sekuale dhe nevojën për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve.