Shkodër, 23 Prill 2022 – CRCA/ECPAT Shqipëri, prej disa ditësh ka nisur zinxhirin e trajnimeve të gazetarëve për raportimet në rastet e dhunës dhe shfrytëzimit seksual ndaj fëmijëve. Këtë radhë, trajnuesit ishin në Shkodër. Ky trajnim përfshiu gazetarët e mediave kryesore të qyteteve të Shkodrës, Lezhës dhe Malësi e Madhe.
Raportimet e rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit seksual ndaj fëmijëve në Shqipëri, dhe përhapja e madhe e platformave mediatike dhe hapësira gjeografike e vogël në të ciliën ndodhin prej vitesh janë kthyer në shqetësim jo vetëm për viktimat e familjet e tyre, për të gjithë ata që punojnë ccdo ditë në ndihmë të viktimave të krimeve seksuale, por edhe për opinionin publik.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencinë Shtetërore të Mbrojtjes të të Drejtave të Fëmijëve si edhe Institutin Shqiptar të Medias, CRCA/ECPAT Shqipëri po trajnon gazetarët dhe raportuesit në media audio-vizive dhe platforma mediatike on-line për etikën e raportimit të rasteve të dhunës seksuale, në funksion të mbrojtjes së identitëtit të viktimës dhe familjes së tyre.
Shpesh në të tilla raportime, shfaqen jo vetëm detaje të shumta që identifikojnë viktimën e dhunës dhe shfrytëzimit seksual, por edhe mediat në raportime shpesh bëjnë të mundur identifikimin e të gjithë familjes, shtëpinë apo shkollën ku jetojnë viktimat.
Ky trajnim vjen në kuadër të zabtimit të nismës “Media për të Drejtat e Fëmijëve”, mbështetur si pjesë e projektit rajonal “Përballje”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar në Shqipëri,Bosnje dhe Hercegovine,Kosovë, Maqedoni e Veriut,Serbi dhe Turqi.
Shqipëria tashmë është mbërthyer nga rastet e dhunës dhe shfrytëzimit seksual ndaj fëmijëve. Sipas raportitBECAN të paktën 1 dhe 10 fëmijë në Shqipëri është viktimë e dhunës seksuale.
 
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri
Cel: +355675002020
E-mail: crca@crca.al