Komisioni Europian në publikimin e Raportit të Progresit për Shqipërinë për vitin 2013, për herë të parë që prej kohës kur përgatitet ky raport, përmend dhe vlerëson ALO 116-Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë si të vetmin shërbim kombëtar emergjence dhe referimi të çështjeve të fëmijëve.
Vendimi 2007/116/EC i vitit 2007 i Komisionit Europian vendosi rezervimin e numrave kombëtare që fillojnë me 116 si numra të harmonizuar për të ofruar shërbime sociale për fëmijët.Vendimi përmban një listë të numrave të veçante që fillojne me 116 duke i kanalizuar për specifiken e shërbimit të secilit numër.Numri 116-Linjë Standarte e Këshillimit për Fëmijë, 116-111 Linja Pan-Europiane e Këshillimit për Fëmijë, 116-000 Linjë për Fëmijët e Humbur.Ky vendim i adresohej të gjithë shteteve anëtare të Bashkimit Europian.
ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë në Shqipëri u hap 1 Qershor të vitit 2009 dhe në të njëjtin vit aktivizoi numrin e harmonizuar 116-111 si Linja Pan-Europiane për Fëmijët, duke e bërë Shqipërinë shtetin e parë jo anëtar të Bashkimit Europian që bëri fuknsional këtë numër për fëmijët.
Ndërtimi dhe bërja funksionale e numrave të harmonizuar të shërbimit për fëmijë është një kriter nga Bashkimi Europian për shtetet që aderojnë për tu bërë pjesë e saj. 
ALO 116 jep kontributin e saj në përmirësimin e situatës së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, nëpërmjet këshillimit dhe referimit të rasteve të fëmijëve tek shërbimet mbështeteëse.Që prej hapjes së saj ALO i është përgjigjur 477.036 telefonatave dhe ka trajtuar 12.346 raste të fëmijëve nga e gjithë Shqipëria.


Detajet e Lajmit
October 22, 2013
191
Kategoria