
Ana është një vajzë e vogël që jeton me familjen e saj në një qytet të largët të Shqipërisë. Ajo çdo ditë për moshën që ka dëshiron vetëm të qeshë, luajë, dëgjojë përralla dhe të kërkojnë mbrojtjen e përqafimin prindëror. Dita –ditës, Ana frikohet kur qëndron pranë babait të saj dhe shfaqet e trembur prej tij. Një natë, pas një temperature të lartë, Ana nis të thërrasë: “Babi mos, të lutem, mos mi hiq të mbathurat”, “Babi jo, babi jo”. Nga këto fjalë, nëna e vajzës, nis ta pyesë se pse Ana, kërkonte të largohej nga babai dhe kish frikë prej tij?! “Babi, nuk është i keq, por gjithmonë kur më puth e më prek me gisht këtu, mua më dhemb shumë”-shprehet vajza e vogël. Nëna e Anës, sot jeton në një qytet tjetër dhe është ndarë nga bashkëshorti, ndërsa vajza është në moshën e shkollës. Kjo histori është tërësisht e vërtetë. Faktet janë marrë nga deponimet e nënës së vajzës.
Bora, është një vajzë adoleshente që sapo mbushi 15 vjeç, vendosi si gjithë bashkëmoshataret e saj të hapë një profil në facobook. Çdo ditë ajo postonte foto të saj dhe të shoqeve kudo, në shkollë, rrugë, shtëpi apo edhe lokal. Ndjehej mirë me të gjitha komplimentat që merrte dhe mundohetj të kishte sa më shume ndjekës në adresën e saj. Pranon si miq edhe një djalë të huaj për të dhe çdo ditë ndjehej e kënaqur, pasi ai vlerësontë e kërkonte çdo ditë foto të saj. Pas disa kohësh, djali nuk përgjigjet më në adresën e tij, ndërsa Bora njoftohet se ishte kthyer tashmë në imazhin e një prej adresave pornografike të internetit. Nis makthi i përditshëm, jo vetëm i fyerjeve që ajo përjeton, por edhe përbuzjes dhe pafuqisë për të ndryshuar profilin e saj. Shqetësimi u kthye në makth, kur dita-ditës,i vinin mesazhe nga faqja pornografike dhe në të shfaqej imazhi i vajzes së mitur. E trembur, por edhe e pasigurtë se si mund të zgjidhte këtë situatë, ajo i drejothet së bashku me prindërti, Platformës ISIGURT.AL, ekspertët e së cilës, në bashkëpunim meYoutube, arritën të fshijnë gjithçka dhe të mbyllin llogarinë e hapur në emër të Borës. Sot vajza, është larguar nga qyteti ku jetonte. Kjo histori është e vërtetë. Emri i vajzës është ndryshuar.
Tiranë, 13 Dhjetor 2019 – Historitë që kemi sjellë në pikënisje, janë histori personale të dy vajzave të ngacmuara, shfrytëzuara dhe dhunuara seksualisht përgjatë viteve të fundit. Në 10 vitet e fundit në vendin tonë, krimet seksuale kundër fëmijëve janë kthyer në një prej problemeve kryesore për shoqërinë shqiptare.
Për herë të parë në Shqipëri, u prezantua sot raporti 10-vjeçar mbi krimet seksuale kundër fëmijeve dhe grave. CRCA/ECPAT Shqipëri, së bashku me Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale në Shqipëri, sollën shifrat e krimeve seksuale që kryhen ndaj fëmijëve dhe grave, prej vitit 2008 e deri në vitin 2018. Ky Raport përfshin gjithashtu një krahasuese analizë të të dhënave statistikore për krimet seksuale të raportuara ndaj fëmijëve dhe grave. Të dhënat janë mbledhur falë bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Studimet shkencore prej vitesh tregojnë se në Shqipëri 1 në 10 fëmijë është viktimë e dhunës seksuale. Ndërsa Vrojtimi më i fundit Kombëtar i UNDP dhe INSTAT “Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, zbuloi se rreth 8.6% e vajzave dhe grave kanë përjetuar dhunë seksuale të paktën një herë në jetën e tyre.
Raporti “Krimet Seksuale kundër Fëmijëve dhe Grave në Shqipëri”, evidenton se 61% e viktimave të krimeve seksuale janë fëmijë ndërsa 39% janë të rritur. Mbi 83% e viktimave të krimeve seksuale në Shqipëri janë vajza nën moshën 18 vjeç.
“Sot është dita kur të gjithë së bashku duhet të kërkojmë një qasje tërësisht të re ndaj dhunës dhe krimeve seksuale. Të gjitha institucionet së bashku me shoqërinë civile, kemi nevojë të ulemi dhe të zbatojmë masa konkrete të mbrojtjes, trajtimit dhe rehabilitimit të viktimave të dhunës seksuale. Nuk duhet të ndodhë më që viktimat të lihen në harresë, siç na tregojnë të dhënat e Raportit”-tha Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri.
Të dhënat mbi 10-vjeçare tregojnë një realitet tepër të hidhur për viktimat. Nga 559 fëmijë viktima të krimeve seksuale që janë paraqitur pranë Policisë, vetëm 88 prej tyre kanë patur mbështetjen e Prokurorisë për tíu ndjekur çështjen. Shifrat janë tepër shqetësuese edhe përsa i përket gjykimeve të autorëve të krimeve seksuale. Nga 917 autorë të ndjekur nga Policia e Shtetit, Prokuroria ka ndjekur penalisht vetëm 71% të tyre, ndërsa Gjykatat kanë dënuar vetëm 44% të autorëve të akuzuar. Këto shifra janë tepër larg mesatares së ndjekjes dhe dënimit të krimeve seksuale në Europë.
Ndër rekomandimet kryesore të propozuara gjatë takimit ishin:
Krijimi i një njësie të posatçme dhe të përbashkët ndërmjet porkurorisë dhe policies, për hetimin dhe ndjekjne penale të krimeve seskuale;
Krijimi i Regjistrit Kombëtar të Krimeve Seksuale në Shqipëri;
Informimi i fëmijëve në sistemin arsimor mbi integritetin trupor, dhunën dhe ngacmimin seksual, si dhe ku mund të bëhet denoncimi i tyre.
Prezantimi i Raportit mbi Krimet Seksuale kundër Fëmijëve dhe Grave në Shqipëri, vjen edhe si kontribut i CRCA/ECPAT Shqipëri në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Ndërkohë po në të njëjtën ditë u prezantua hapja e Fushatës Kombëtare Online “1-10 fëmijë viktimë e dhunës seksuale! Denonco!”, një fushatë kjo që realizohet në Facebook, Instagram dhe Twitter.
Për më tepër informacion, kontaktoni në adresën:
CRCA / ECPAT Shqipëri
Tel: +355 672075330
E-mail: crca@crca.al