ALO 116 dhe CRCA vizitojnë shkollat 9-vjeçare Nr. 1 dhe Nr. 3 në Krujëdhe shkollën9-vjeçare, Tapizënë Fushë-Krujë
Krujë, 25 Prill 2013 – ALO 116 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA Shqipëri) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit Europian, vijuan sot fushatën kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”.
Fushata ndërgjegjësuese kësaj rradhe kishte destinacion shkollat 9-vjeçare Nr. 1 dhe Nr. 3 në Krujë dhe shkollën 9-vjeçare në Tapizë të Fushë-Krujës. Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes.
Stafi i ALO 116 dhe CRCA u takua me fëmijët e këtyre shkollave, në një fushatë ndërgjegjësimi në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet e linjës së vetme të këshillimit për fëmijë e të rinj në Shqipëri, ALO 116, e cila këshillon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
ALO 116 ka një eksperience të gjatë këshillimi dhe orientimi në shkolla. Aktitivitetet pranë shkollave 9-vjeçare të Krujës dhe Fushë-Krujës u zhvilluan në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lirë midis fëmijëve dhe stafit të ALO 116 dhe CRCA, me qëllim njohjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Gjatë aktivitetit fëmijët u njohën edhe më shërbimin ALO 116, misionin, qëllimet dhe shërbimet që ajo ofron si dhe politikat gjithpërfshirëse mbi të cilat operon Linja në mbrotjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Materialet ndërgjegjësuese të ALO 116 u shpërndanë për të gjithë nxënësit në fillim të prezantimit. 


Detajet e Lajmit
April 25, 2013
350
Kategoria