Shqipëria ftohet për herë të parë t’i bashkohet forumit më të madh Europian të Qendrave Kombëtare për internet të sigurt. Sexting dhe bullizmi kërcënimet më serioze për fëmijët në Europë

Bruksel, 20 Nëntor 2018 – Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, që drejtohet nga CRCA, u ftua të marrë pjesë në Forumin Europian “Interneti i Sigurt 2018”, që u mbajt në datat 20-22 Nëntor në Bruksel, Belgjikë.
Konferenca vjetore ndërkombëtare me temë “Ndikimi i teknologjisë te fëmijët, të rinjtë dhe shoqëria”, diskutoi mbi ndikimin e teknologjisë në identitetin e çdo fëmije por edhe në marrëdhëniet reale që krijon shoqëria  nën përdorimin e teknologjisë.
Forumi u përfshi në 6 sesione, ku theksi kryesor u vendos në Sexting. Sexting-që do të thotë të dërgosh dhe të marrësh mesazhe, foto video me përmbajtje seksuale përmes rretjeve sociale. Edhe në Shqipëri, ky fenomen ka ardhur duke u kthyer në një shqetësum për shumë fëmijë dhe adoleshentë. Platforma kombëtare ISIGURT.al raporton se të paktën gjysma e mbi 200 rasteve të denoncuara dhe nga fëmijët kanë të bëjnë me bulizëm dhe sexting.
Në sesionet e tjera, u diskutua mbi privatësinë e të dhënave, falsifikimet, si edhe raportimin e materialeve mbi abuuzimin seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve online.  Një debat interaktiv përfshiu të gjithë pjesëmarrësit e forumit të cilët patën mundësinë të eksplorojnë çështje dhe zgjidhje mbi sfidat e Internetit, por edhe mbi lajmet e rreme apo mashtrimet në teknologji.
Një rëndësi të veçantë pati edhe sesioni për të rinjtë, në të cilin u prezantuan sfidat online të të rinjve si edhe iniciativat e drejtuara prej tyre.
Forumi i Interneti i Sigurt (SIF) është një nga konferencat kryesore ndërkombëtare në Europë, ku politikë-bërësit, studiuesit, organet e zbatimit të ligjit, të rinjtë, prindërit dhe kujdestarët, mësuesit, shoqëria civile, përfaqësuesit e industrisë, ekspertët etj., diskutojnë së bashku mbi rreziqet dhe zgjidhjet më të fundit që lidhen me sigurinë në internet të fëmijëve.
SIF 2018 u organizua nga European Schoolnet në emër të Komisionit Europian në kuadër të Strategjisë për një Internet më të mirë për Fëmijët.


Detajet e Lajmit
November 20, 2018
209
Kategoria