Korçë, 13 Mars 2014- Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, në bashkepunim me Bashkinë e Korçës organizuan sot workshopin me temë “Çdo fëmijë rom në kopsht”. Ky takim kishte si qëllim të mblidhte së bashku institucionet kryesore të Qarkut Korçë për të diskutuar zgjidhje dhe rekomandime që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe integrimin e fëmijëve rom në arsimin para-shkollor.
Nisma e UNICEF Shqipëri dhe CRCA Shqipëri “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht” me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim synon të ngrejë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rom në sistemin parashkollor. Në këtë takim përfaqësuesit e institucioneve publike dhe shoqërisë civile shprehen angazhimin e tyre për të vazhduar punën në mbështetje të komunitetit rom dhe veçanërisht për integrimin e fëmijëve 3-6 vjeç në kopsht, si edhe dolën me një sërë problematikash për tu adresuar për të ardhmen.
Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri, në fjalën e tij tha se “Ne mund të japim shëmbullin se çdo çështje ka një zgjidhje. Me mbështetjen e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile të Korçës, ne mund të ndërmarrim aksione konkrete për të integruar grupet më vulnerabël në arsim”.
Benila Terova, nën/Kryetare e Bashkisë së Korçës theksoi rëndësinë e nismës “Çdo fëmijë Rom në Kopësht” si dhe gadishmërinë e Bashkisë për të zgjidhur problemet e komunitetit rom. “Bashkia e Korçës si gjatë periudhës së Z. Peleshi, dhe veçanërisht tani ka në fokus përmirësimin e jetesës së grupeve në vështirësi ekonomike dhe vulnerabel. Bashkia e Korçës ka ndërmarrë një sërë nismash për nxitjen dhe bashkëpunim sa më të frytshëm për komunitetin rom”.
Gjatë kësaj tryezë Z. Ardit Konomi, Prefekt i Qarkut të Korçës tha se: “Qasja ndaj problemeve të komunitetit rom duhet të jetë e integruar me aksione konkrete të cilat duhet të intensifikohen”.
Diskutimet në këtë u ndalën dhë në disa çështje shumë të rëndësishme si regjistrimi i fëmijëve të komunitetit rom në gjëndjen civile, ecuria e proçesit të vaksinimit të fëmijëve të komunitetit rom, frekuentimi i sistemit parashkollor nga fëmijët si dhe shërbimet e ndaj këtij komuniteti.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet kryesore të qytetit të Korçës ku mund të përmendim Prefekturen e Korçës, Bashkinë Korçë, Bashkinë Pogradec, Komuna Libonik, Njësinë për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve, Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë, Drejtoria e kopshteve nr. 9 dhe nr. 10, Zyra Rajonale e Shërbimit Social, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare lokale, media, etj.
Workshopi u përqëndrua në diskutimine të hapura mes pjesëmarrësve dhe konkludoi me ngritjen e çështjeve dhe një sërë rekomandimesh për adresimin e problematikave që has komuniteti rom në këtë qytet.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Mersila Ballo
HRH, CRCA Shqipëri
Tel: 0694060392
E-mail: mersila.ballo@crca.al


Detajet e Lajmit
March 13, 2014
229
Kategoria