Elbasan, 19 Shkurt 2014- Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, në bashkepunim me Këshillin e Qarkut Elbasan organizuan sot workshopin me temë “Çdo fëmijë rom në kopsht”. Ky takim kishte si qëllim të mblidhte së bashku institucionet kryesore të Qarkut Elbasan për të diskutuar zgjidhje dhe rekomandime që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe integrimin e fëmijëve rom në arsimin para-shkollor.
Nisma e UNICEF Shqipëri dhe CRCA Shqipëri “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht” me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim synon të ngrejë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rom në sistemin parashkollor. Në këtë takim përfaqësuesit e institucioneve publike dhe shoqërisë civile shprehen angazhimin e tyre për të vazhduar punën në mbështetje të komunitetit rom dhe veçanërisht për integrimin e fëmijëve 3-6 vjeç në kopsht, si edhe dolën me një sërë problematikash për tu adresuar për të ardhmen.
Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri, në fjalën e tij tha se “Duhet të koordinohemi me njëri tjetrin në mënyrë që të zgjidhim problemet e këtij komuniteti. Jo gjithmonë mund të vijë pushteti qëndror nga Tirana që të zgjidhi problemet e Elbasanit. Qytetet duhet të mbështesin njëri-tjetrin për arritjen e rezultateve, dhe për lehtësimin e aksesit të të gjithë fëmiijëve rom në kopshte. Nëqoftëse do të kemi bashkëpunim midis nesh do të kemi arritje dhe suskese”.
Blendi Gremi, Drejtor i Departamentit të Edukimit dhe Çështjeve Sociale në Këshillin e Qarkut Elbasan theksoi rëndësinë e nismës “Çdo fëmijë Rom në Kopësht” si një aksion në unison me objektivat e grupit teknik të ngritur për çështjen rome në qarkun Elbasan në kuadër të dekadës rome.
Gjatë kësaj tryezë Znj. Diamanta Vito, Drejtoreshë e Politikave të Zhvillimit në Bashkinë Elbasan tha se: “Qasja ndaj problemeve të komunitetit rom duhet të jetë e integruar në bashkëpunim me komunitetin dhe Bashkia e Elbasanit ka hartuar një plan veprimi për këtë komunitet. Komuniteti rom është konsultuar në haritmin e këtij plani veprimi, në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje dhe në një sërë istancash të tjera”.
Diskutimet në këtë tryezë u ndalën dhë në disa çështje shumë të rëndësishme si rregjistrimi i fëmijëve të komunitetit rom në gjëndjen civile, ecuria e proçesit të vaksinimit të fëmijëve të komunitetit rom, frekuentimi i sistemit parashkollor nga fëmijët si dhe shërbimet e reja që ofrohen për fëmijët e komunitetit rom në Qëndrën Komunitare Rome në lagjen 5-Maji të qytetit të Elbasanit.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet kryesore të qytetit të Elbasanit ku mund të përmendim Bashkinë Elbasan, Njësinë për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve, Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan dhe Zyren Rajonale Arsimore Peqin, Drejtoria e Shëndetit Publik, Këshilli i Qarkut, Zyra Rajonale e Shërbimit Social, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare lokale, media, etj.
Workshopi u përqëndrua në diskutimine të hapura mes pjesëmarrësve dhe konkludoi me ngritjen e çështjeve dhe një sërë rekomandimesh për adresimin e problematikave që has komuniteti rom në këtë qytet.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Mersila Ballo
HRH, CRCA Shqipëri
Tel: 0694060392
E-mail: mersila.ballo@crca.al


Detajet e Lajmit
February 20, 2014
227
Kategoria