Tiranë, Janar 2011 – CRCA/DCI Shqipëri përfundon punën dhe publikon Manualin e Trainimit për Partitë dhe Forumet Politike në Shqipëri.

Ky Manual u përgatit me qëllim që ti vijë në ndihmë Partive Politike në Shqipëri, si dhe Forumeve politike të Grave dhe të Rinjve për të plotësuar nevojat për informacion apo trainim të anëtarëve apo vullnetarëve të angazhuar pranë tyre.
Manuali është hartuar me tre pjesë kryesore në funksion të nevojave për informacion që ndeshen rëndom në partitë politike në Shqipëri.
Pjesa e parë e Manulit fokusohet tek konceptet bazë mbi sistemin politik të demokracisë liberale. Pjesa e dytë e Manulit fokusohet tek Organizimi i Partive Politike duke u përpjekur të sjellë praktikat më pozitive në këtë këndvështrim. Ndërsa në pjesën e tretë, manuali jep informacion të gjerë mbi mënyrën e konceptimit, përgatitjes dhe realizmit të fushatave elektorale.
Ky manual u përgatit nga znj. Etleva Bisha, eksperte e pavarur e çështjeve të politikës, në kuader të programit “Promovimi i Demokracisë dhe Qeverisjes së Mirë Përmes Partive Politike në Shqipëri”, mbështetur nga Olof Palme International Centre. 


Detajet e Lajmit
January 11, 2011
277
Kategoria