December 17, 2020
455
Kategoria e publikimeve
1 Klikim per tu mbledhurRaport

Udhëzuesi mbi të Drejtën për tu mbledhur dhe organizuar paqësisht hartohet për herë të parë për t’ju ardhur në ndihmë organizatave të shoqërisë civile, çdo grupimi rinor, studentëve, ekspertë të fushës, etj., për të marrë infomacion rreth  ushtrimit të së drejtës për t’u mbledhur, organizimit të tubimeve paqësore, marshimeve, organizimit të aktiviteteve kulturore, artistike, etj në hapësirë publike.

Duke lexuar këtë Guidë ju do të gjeni ndër të tjear informacion rreth:

Përkufizimi i së drejtës për t’u organizuar dhe tubimet paqësore
Parimet e së drejtës për t’u organizuar dhe liria e tubimeve paqëosre
Kufizimet e Lirisë së tubimit
Procedurat që duhen ndjekur
Zbatimi i Legjislacionit për Lirinë së drejtës për t’u organizuar dhe zhvilluar tubime paqësore, përdorim I hapësirave publike në nivel lokal pr t’u mbeldhur etj;
Rolet dhe funksioni I Policisë gjatë tubimeve
Përgjegjësitë e Organizatorit

Hartimi i Guidës u bë e mundur falë zbatimit të nismës “Një Klikim nga e Drejta e Mbledhjes”, pjesë e Projektit “Monitorimi i së Drejtës për t’u Mbledhur Paqësisht” i menaxhuar nga European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL). Projekti mundësohet nga International Center for Not-for-Profit Law (ICNL) përmes Civic Space Initiative.”