Tiranë, 11 Nëntor 2021 – CRCA/ECPAT Shqipëri kërkon rritje të buxhetit të shtetit për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, eleminimin e varfërisë dhe mirë-arsimimin e fëmijëve, tre fusha ku ky buxhet paraqet mangësi serioze në investime. Në diskutimet më të fundit në Komisionet Parlamentare të Arsimit dhe atë të Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale të Kuvendit, u trajtua Projekligji i Buxhetit të Shtetit për vitin 2022.
Në këto diskutime, Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj nënvizoi se: “Ajo që ne konstatojmë si shqetësim është se ndërkohë që buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë ka pësuar rritje, ajo nuk reflektohet aspak në ofrimin e shërbimeve shoqërore apo dëmshpërblimit financiar për fëmijët viktima të dhunës seksuale. Ne i kërkojmë MSHMS dhe ju si deputetë të alokoni buxhet për një program për  fëmijët viktima të dhunës seksuale në Shqipëri”.

Një tjetër shqetësim që u ngrit gjatë diskutimeve të projektbuxhetit të shtetit 2022, ishte edhe ndihma që duhet t’ju sigurojë Qeveria fëmijëve të varfër. Sipas një sërë studimesh, varfëria e fëmijëve ka pësuar një rritje edhe për shkak të Covid-19. Vetëm po të shqyrtosh skemën e ndihmës ekonomike, shihet se janë të paktën 150,000 fëmijë që jetojnë në varfëri absolute. Raportet e organizatave ndërkombëtare, tregojnë një shifër edhe më të lartë: thuajse 40% e fëmijëve në Shqipëri nuk kanë mundësi të konsumojnë një vakt ushqim të ngrohtë (të gatuar) në ditë. Por duket se deri më tani, Qeveria shqiptare nuk ka një program kombëtar kundër varfërisë dhe as bashkitë nuk kanë të tilla programe.  
Nuk mbeti pa u prekur në këto diskutime edhe situata e rëndë që kapërceu vendi, përsa i përket pandemisë. Pas kësaj periudhe të vështirë, një tjetër kategori në nevojë janë dhe të rinjtë. COVID-19 përpos familjeve ka prekur së tepërmi dhe të rinjtë. Çështja e shërbimeve sociale që shteti duhet ti garantojë të rinjve, nuk kishte marrë trajtimin e duhur. CRCA/ECPAT Shqipëri, kërkuan nga komisionet parlamentare të shihet me prioritet nga ky buxhet mbulimi me shërbime sociale për të rinjtë në vend.
Një tjetër çështje që u fut në diskutim në debatin e projektligjit të buxhetit 2022 ishte rënia e shifrave të buxhetit të alokuar nga Ministria e Shëndetësisë për promocionin shëndetësor të fëmijëve.
Pjesë kryesore e diskutimeve me Komisionin e Medias dhe Arsimit, në Kuvend, ishte përqindja dhe investimet e buxhetit të shtetit për arsimin. Ajo qevihet re ështënjë rënie e % e GDP nganjëri vit tetjetri. Duke kërkuarndryshimin e prioritetevepërarsiminpërsaipërketalokimittëbuxhetittështetit 2022, ekspertët e Koalicionit për Arsimin dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, kërkuanbuxhettëdedikuarpërfëmijët me aftësitëveçanta.  
CRCA/ECPAT Shqipëri, prej shumë vitesh lufton për rritjen e buxhetit përsa i përket shumë fushave që kanë të bëjnë me fëmijët duke përfshirë këtu kryesisht arsimin dhe mbrojtjen e tyre. CRCA dhe ACE janë organizatat që prej shumë kohësh kanë kërkuar nga shteti shqiptar rritjen e buxhetit në vlerën 6 % për arsimin shqiptar, ndërsa këto vite kanë kërkuar gjithashtu edhe një vëmendje shumë të shtuar përsa i përket fushave të mbrojttjes së fëmijëve nga dhuna.