• Raporto Online
  • Anetare e:

Dhuna dhe ngacmimi seksual i fëmijëve është një realitet i papranueshëm dhe pavarësisht të gjitha masave per mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve, pedofilët dhe grabitqarët seksuale, për një sërë shkaqesh, ligjore e sociale, vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme ne jetën dhe mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri dhe në Botë.

Sipas studimit të BECAN, në Shqipëri 1 në 10 fëmijë janë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale. Ndërkohë qe organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë merren me ndjekjen penale të autoreve të këtyre krimeve, fëmijët që i kanë mbijetuar dhunës seksuale, shpesh nuk marrin shërbimet qe ju takojnë.

Në vitin 2019, CRCA/ECPAT Shqipëri, hapi Qendrën Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Adoleshentëve nga Dhuna Seksuale – të njohur si Barnahus Shqipëri – një model të ri të parandalimit dhe trajtimit të fëmijëve viktimave të dhunës seksuale.

Ne po punojmë me disa ndër partneret me serioze ne Europë dhe Amerike, per të modeluar Qendrën e vetme të shërbimeve shoqërore dhe mbrojtjes ligjore per fëmijët dhe adoleshentët viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale, ne internet apo në jetën reale, bazuar tek modeli i Barnahus– një nder modelet më të suksesshme të rekomanduar nga Komiteti për Konventën e Lanzarotit të Këshillit të Europës. Barnahus gjithashtu kujdeset dhe ofron shërbime edhe për fëmijët që kryejnë vepra penale.

BARNAHUS SHQIPËRI

është shërbimi i parë në vend që sjell në një vend të vetëm shërbimet komunitare, ato të mbrojtjes së fëmijës, tw shëndetit, së bashku me organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë.

Barnahus Shqipëri ka ne qendër të saj ofrimin e shërbimeve psikologjike dhe ligjore falas per fëmijët viktima të dhunës seksuale, modelimin e shërbimeve të mbrojtjes shoqërore dhe ligjore, ngritjen e një aleance kombëtare kundër dhunës ne Shqipëri, mbështetjen e nismave ligjore per mbrojtjen e viktimave nga krimet seksuale dhe forcimin e kapaciteteve të organeve ligj-zbatuese dhe atyre të shërbimeve të mbrojtjes se fëmijës, per mbrojtjen, rehabilitimin dhe parandalimin e dhunës seksuale. Një komponent i veçantë i dedikohet sigurisë online ndaj fëmijëve dhe krimeve seksuale ndaj tyre ne internet.

Për shkak sesi është ndërtuar sistemi i mbrojtjes së fëmijëve dhe ai i drejtësisë, sjellja në një mjedis të vetëm i të gjitha shërbimeve që duhen për mbrojtjen, rehabilitimin dhe rintegrimin e fëmijëve dhe adoleshentëve kërkon zgjidhje ligjore, ndaj Barnahus Shqipëri është përpjekja e parë serioze që CRCA/ECPAT Shqipëri ka ndërmarrë për të ndërtuar modelin që më pas do të zbatohet në nivel kombëtar.

SHËRBIMET TONA

Shërbimet e Barnahus janë të koordinuara me Zyrën e Mbrojtjes Ligjore për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri (FLA), ALO 116-111, Platformën Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët www.ISIGURT.AL, shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve, Policinë e Shtetit dhe sistemin e Drejtësisë.