• Raporto Online
  • Anetare e:

Iniciativa e shoqërisë civile “Drejt një Regjistri Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Krimet Seksuale në Shqipëri” është një përpjekje e CRCA Shqipëri, ALO 116 në konsultim dhe bashkëpunim me institucionet kryesore që mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe mbështetjen e Qeverisë Kanadeze,në mënyrë që ti jepet rëndësi e posaçme dhe të ndihmojë në kapërcimin e fenomenit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri.

Çfarë është Regjistri i Krimeve Seksuale ndaj Fëmijëve?

Regjistri është një mjet në duart e shtetit dhe shoqërisë Shqiptare për të mbrojtur fëmijët nga pedofilët apo çdo person që mund të shfrytëzojë seksualisht fëmijën. Ai është një masë parandaluese që shteti dhe shoqëria ndërtojnë së bashku, për të kufizuar maksimalisht aksesin që pedofilët dhe predatorët seksualë duan dhe kërkojnë të kenë tek fëmijët. Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është një fenomen global dhe lokal, ndaj si e tillë kërkon zgjidhje që jo vetëm dënojnë ata që kryejnë veprat penale, por mbi të gjitha krijimin e mekanizmave që parandalojnë kryerjen e krimeve të reja apo përsëritjen e dhunës seksuale ndaj të njëjtëve fëmijë.

Regjistri:

Funksionon si një databazë e të dhënave të personave që janë rezidentë në Shqipëri dhe që janë dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e gjykatave vendase apo edhe në vende të tjera, për vepra penale seksuale ndaj fëmijëve;Përfshin personat të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë për Veprat Penale të krimeve seksuale me fëmijë;Krijon një bazë të dhënash për personat që kanë konsumuar Veprat Penale të krimeve seksuale me fëmijë. Kjo bazë të dhënash është në formën e një regjistri elektronik.

Synimi Kryesor

Parandalimi i krimeve seksuale ndaj fëmijëve deri në moshën 18 vjeç;Identifikimi nga autoritetet përkatëse të individëve me rrezikshmëri ndaj fëmijëve;Kontrollin e lëvizshmërisë së pedofilëve dhe njoftimin sipas rastit dhe përcaktimeve të detajuara ligjore të individëve që kanë interes të drepërdrejtë në lidhje me këtë çështje.

Autoriteti përgjegjës:

Regjistri do të menaxhohet dhe mirëmbahet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dhe do të mbahen të dhëna të vazhdueshme të deklaruara nga vetë i dënuari në lidhje me rezidencën dhe vend-ndodhjen e tij / saj, lëvizjet e personit, udhëtimet etj.

Kush i drejtohet Regjistrit:

Regjistri do të jetë i aksesueshëm vetëm nga institucionet publike dhe private që punojnë me / për fëmijët dhe që sipas ligjit kanë për detyrë të mbrojnë fëmijët. Në këtë aspekt, çdo institucion si shkolla, apo OJF apo institucion i vuajtes së dënimit etj, do ti drejtohen regjistrit me një kërkesë nëse person figuron të jetë i rregjistruar. Të dhënat personale të të gjithë personave të regjistruar në regjistër mbrohen nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.Kërkon të denoncosh një rast të dhunës seksuale?