• Raporto Online
  • Anetare e:

Bazuar në bashkëpunimin tonë afatgjatë ndërmjet Ambasadës Sllovene në Tiranë dhe CRCA/ECPAT Shqipëri në zbatimin e projektit “Të drejtat tona”, gjatë viteve 2022-2023 nisma synon rritjen e kapaciteteve të mësuesve, edukatorëve mbështetës, psikologëve dhe punonjësve socialë për të drejtat e fëmijës, bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijës së OKB-së dhe legjislacionin shqiptar.

CRCA/ECPAT Shqipëri, me mbështetjen e Ambasadës Sllovene në Tiranë, ka pasur mundësinë të zbatojë nisën “Të drejtat tona” gjatë viteve shkollore 2020/2021 dhe 2021/2022, duke krijuar një ekip trajnerësh për të drejtat e fëmijës.

Deri më tani janë trajnuar më shumë se 100 mësues në mbarë vendin, ndërsa mbi 3000 fëmijë dhe adoleshentë janë informuar mbi të drejtat e tyre, përmes materialeve burimore të printuara “Të drejtat tona”, të mbështetura edhe ato nga Ambasada.

Me zhvillimin e teknologjive të reja dhe ofrimin e arsimit online, veçanërisht gjatë mbylljeve të shkollave për shkak të COVID19, si në shumë sfera të tjera të jetës sonë, ne kemi evidentuar prezantimin e mënyrave ndërvepruese për të ofruar informacion dhe edukim tek fëmijët përmes përdorimit të teknologjisë.

Ne synojmë t’ju ofrojmë mësuesve, edukatorëve mbështetës (mësuesve ndihmës etj), psikologëve, punonjësve socialë dhe fëmijëve në të gjithë Shqipërinë, akses të gjerë në materialet burimore tek “Të Drejtat Tona” dhe njohuritë e trajnimit duke përdorur platformën online, për të rritur njohuritë, të kuptuarit dhe praktikat e tyre pozitive në lidhje me ndaj të drejtave të fëmijës.

Aktivitetet e planifikuara:

Krijimi i Platformës Online “Të drejtat tona” në ueb me materialet burimore (në faqen e internetit të CRCA/ECPRAT Shqipëri)

– Prezantimi Publik i Platformës Online për partnerët tanë, autoritetet arsimore dhe shoqërinë civile në Shqipëri;

– Trainimi i mësuesve online dhe fizikisht mbi të drejtat e fëmijëve, legjislacionin tonë të brendshëm, praktikat pozitive në mbrojtje të fëmijëve, konceptet e arsimimit gjithëpërfshirës etj;

Disa momente nga trainimi i mësuesve në Krujë, gjatë vitit 2022: