• Raporto Online
  • Anetare e:

Raportimet rreth dhunës në familje apo ndaj fëmijëve, rasteve të dhunës apo shfrytëzimit seksual, po tërheqin gjithnjë e më tepër vëmendjen e medias në vend. Të dhënat e Indeksit Global “Out of the Shadows” e vlerësuan median në Shqipëri me  0 pikë nga 100 të mundshme, në lidhje me mungesën e udhëzuesve drejtuar medias për raportimin e krimeve të lidhura me dhunën apo dhe abuzimin seksual ndaj fëmijëve.

Kodi i Transmetimit i AMA i kushton vëmendje të posaçme mënyrës se si mediat duhet të trajtojnë fëmijët, por pavarësisht publikimet e ngjarjeve të dhunës ndaj fëmijëve rrezikojnë të drejtat e fëmijëve, që edhe pse janë viktima,përballen me realitetin e identifikimit të tyre.

Nisur nga kjo CRCA/ECPAT Shqipëri po punon për të rritur kapacitetet e mediave, gazetarëve dhe sistemit të mbrojtjes së fëmijëve për të mbrojtur interesin më të lartë të fëmijëve në çdo raportim ku protagonist janë fëmijët. Programi ndahet në tre elemente kryesore:

  • Forcimi i kapaciteteve të gazetarëve, mediave dhe njësive të mbrojtjes së fëmijëve për të raportuar në mënyrë etike dhe korrekte rastet e dhunës ndaj fëmijëve;
  • Zhvillimi i udhëzuesve praktikë për mediat, gazetarët dhe njesitë e të drejtave të fëmijëve mbi komunikimin e rasteve, parimet etikke dhe rëndësinë e bashkëpunimit;
  • Zhvillimi I standarteve të reja të raportimit të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve, përfshi ndryshme ligjore, zhvillimin e politikave dhe standarteve të reja së bashku me median për një mbrojtje më të mirë të interesave të fëmijëve në media si dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Për më shumë informacion:

Email: crca@crca.al

Tel: 04 2265741

Cel: 0675002025