Mbrojtja e vajzave dhe Grave nga Dhuna me Bazë Gjinore në Shqipëri
Home » Mbrojtja e vajzave dhe Grave nga Dhuna me Bazë Gjinore në Shqipëri
Pavarësisht dënimit në rritje të dhunës nga komuniteti ndërkombëtar dhe përmirësimit të legjislacionit, politikave dhe rritjes së numrit të institucioneve, dhuna me bazë gjinore mbetet një realitet i ashpër në jetën e përditshme të shumë vajzave dhe grave të reja në Shqipëri. Ne në CRCA/ECPAT Shqipëri besojmë se dhuna ndaj vajzave dhe grave është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
PROGRAMI “Nxitja e barazisë gjinore për t’i dhënë fund dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja në
Shqipëri” është ndërtuar bazuar në qasjen e të drejtave të njeriut, ofrimin e modelit professional të reagimit ndaj dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje ndaj vajzave e grave të reja.
Me një shtrirje gjeografike në 12 qarqet e Shqipërisë, ky Program ofron:
Mbështetje të drejtpërdrejtë me shërbime të specializuara sociale dhe ligjore për vajzat dhe gratë e reja viktima të çdo forme të dhunës;
Forcimi i Kapaciteteve për Mekanizmat e referimit të dhunës në familje, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal dhe çdo institucioni publik në vend.
Zhvillimi i modeleve të reja të shërbimeve, në fokus krijimin e Modelit të Kujdesit dhe Fuqizimit të Familjes;
Zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese në komunitet dhe në shkolla, për të rritur ndërgjegjësimin e vajzave dhe grave për të raportuar dhunën me bazë gjinore.