Dhuna dhe ngacmimi seksual i fëmijëve është një realitet i papranueshëm dhe pavarësisht të gjitha masave per mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve, grabitqaret seksuale për një sërë shkaqesh, ligjore, sociale dhe politike, vazhdojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme ne jetën dhe mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri dhe në Botë.
Sipas studimit të BECAN, në Shqipëri mbi 11% e fëmijëve janë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale. Ndërkohë qe organet ligj zbatuese dhe ato të drejtësisë merren me ndjekjen penale të autoreve të këtyre krimeve të tmerrshme, shërbimet sociale per rehabilitimin e viktimave, shpesh nuk marrin shërbimet qe iu takojnë.
Nisur nga kjo, qe ne fillim të vitit 2019, CRCA/ECPAT Shqipëri, organizata kryesore ne vend per të drejtat e fëmijëve, me një eksperience mbi 22 vjet ne ketë fushe, për herë të parë në Shqipëri, hapi Qendrën Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Adoleshentëve nga Dhuna Seksuale – si një model të ri të parandalimit dhe trajtimit të dhunës seksuale, me fokus të posaçëm, vajzat dhe gratë e reja, por pa neglizhuar ne asnjë moment dhunën seksuale ndaj djemve.
Ne po punojmë me disa ndër partneret me serioze ne Europë dhe Amerike, per të ndërtuar edhe ne Shqipëri modelin e një Qendre të vetme shërbimesh shoqërore dhe mbrojtjeje ligjore per fëmijët dhe adoleshentët viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale, ne jetën e përditshme dhe ne internet, bazuar tek modeli i Barnahus të zbatuar për herë të parë në Islandë dhe që është një nder modelet e rekomanduara nga Komiteti për Konventën e Lanzarotit të Këshillit të Europës
Shqipëria, per shkak të pasjes se sistemeve paralele të mbrojtjes shoqërore, të mbrojtjes se fëmijëve, të dhunës ndaj grave e vajzave, si dhe sistemeve të pakoordinuara të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë, per shkak të boshllëqeve ligjore, aktualisht e ka të pamundur të ndërtojë një sistem të koordinuar të përgjigjes ndaj dhunës seksuale për fëmijët dhe adoleshentët, ndaj ne po punojnë qe t’a lehtësojmë ketë proces me të gjithë partneret tanë kombëtare dhe ndërkombëtarë, deri ne arritjen e krijimit të modelit.
Nisma “Ndërtimi i një sistemi të koordinuar të përgjigjes ndaj dhunës seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët ne Shqipëri” ka ne qendër të saj ofrimin e shërbimeve psikologjike dhe ligjore falas per fëmijët viktima të dhunës seksuale, modelimin e shërbimeve të mbrojtjes shoqërore dhe ligjore, ngritjen e një aleance kombëtare kundër dhunës ne Shqipëri, mbështetjen e nismave ligjore per mbrojtjen e viktimave nga krimet seksuale dhe forcimin e kapaciteteve të organeve ligj-zbatuese dhe atyre të shërbimeve të mbrojtjes se fëmijës, per mbrojtjen, rehabilitimin dhe parandalimin e dhunës seksuale. Një komponent i veçantë i nismës i dedikohet sigurisë online ndaj fëmijëve dhe krimeve seksuale ndaj tyre ne internet.
Abuzimi dhe neglizhimi është i lidhur ngushtë me një sjellje jo të shëndetshme tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe ka ndërlikime psikologjike dhe psiko-sociale të drejtpërdrejta ose të mëvonshme. Veçanërisht për shkak të fenomenit të ‘ciklit të dhunës’, dhuna në familje ka tendencën të riprodhojë vetveten. Ndërprerja e këtij cikli ndihmon ndjeshëm dhe në mënyre efektive në zhdukjen e këtyre sjelljeve jo të shëndetshme tek fëmijët dhe të rriturit.
Çështjet që kanë lidhje me abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve kapërcejnë kufijtë kombëtarë, duke ndikuar si vendet në zhvillim ashtu edhe ato të zhvilluara. Megjithatë, të dhënat dhe legjislacioni në fuqi lidhur me dhunën ndaj fëmijëve janë shpesh mjaft të dobëta, kryesisht për shkak të mospërputhjeve të klasifikimit të keqtrajtimit të fëmijëve dhe mangësive në metodologjinë kërkimore të cilat mund të prodhonin të dhëna të vlefshme dhe të krahasueshme në nivel ndërkombëtar. Në zonën e Ballkanit, veçanërisht, nuk ka në dispozicion të dhëna të vlefshme dhe të qëndrueshme për madhësinë e këtij fenomeni në rang kombëtar për popullsinë e përgjithshme.
Studimi BECAN do të sigurojë bazën për harmonizimin e procedurave të shqyrtimit të rasteve të abuzimit dhe neglizhimit në rajonin e Ballkanit dhe për këtë arsye zbatimi i këij studimi do të paraqesë të dhëna të vlefshme, të besueshme dhe të krahasueshme. Megjithatë, ndihmesa e studimit BECAN pritet të jetë shumë më e gjërë, pasi ajo do të ndihmojë në ngritjen e një sistem të përhershëm dhe të unifikuar përsa i përket mekanizmave të hartëzimit dhe shqyrtimit të shkallës së veprimit por edhe në lidhje me analizimin e rasteve të abuzimit dhe neglizhimit të monitoruar dhe zbuluar. Shmangia e proceseve diagnostike mospërputhëse dhe krijimi i një metodologjie të përbashkët në mbledhjen e të dhënave do të mundësojë planifikimin e masave parandaluese të duhura, të strategjive ndërhyrëse të përshtatshme, vlerësimin e nismave të ndërmarra, si dhe përditësimin e praktikave dhe politikave.
Zhvillimi i rrjetëzimit të organizatave në nivel kombëtar, të profesionistëve dhe ekspertëve për parandalimin e abuzimit dhe neglizhimit, është një hap me rëndësi strategjike në drejtimin e zbatimit të objektivave të projektit. Komunikimi i qelizave që do të zhvillohen gjatë projektit në secilin prej vendeve pjesëmarrëse, do të ndërtojnë grupe pune kombëtare që do të kontribuojnë kryesisht në përhapjen e informacionit të prodhuar në vazhdimësi të humultimit të studimit BECAN dhe gjithashtu në mbledhjen e rasteve të regjistruara të abuzimit dhe neglizhimit. Të dyja përbëjne aktivitete në të cilën ne ju ftojmë të merrni pjesë, sipas objektivave të deklaruara nga organizata jua dhe të aktiviteteve në të cilat jeni të angazhuar tani.
Pjesëmarrja në Rrjetin Kombëtar për Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit të fëmijëve do të jetë një proces ndërveprues, i cili pritet ti vijë në dobi çdo pjesëmarrësi në aspektin e zhvillimit të partneriteteve, arritjeve të objektivave të organizatës përkatëse, ndarjen e ekspertizave në çështjet e parandalimit të abuzimit dhe neglizhencës, si dhe mundësi qasjeje në një gamë të gjerë informacioni shumë të rëndësishëm. Bazuar në rezultatet e ardhshme të humultimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të ndryshojnë qëllimet e tyre, përditësojnë inisiativat, të pasurojnë dhe përmirësojnë aktivitetet në promovim të shëndetit mendor dhe mirëqënies së fëmijlëve.
Në terma më specifikë, përfitimet e organizatave pjesëmarrëse në Rrjetin Kombëtar mund të përshkruhen si më poshtë: