• Raporto Online
  • Anetare e:

I zhvilluar nëpërmjet zbatimit të një sërë projektesh për Mbështetjen e të Rinjve dhe Grave në Politikë dhe Vendim-marrje si “Promovimi i Demokracisë dhe Qeverisjes së Mirë përmes partive politike në Shqipëri”, “Gratë për Ndryshim”, “Gratë për Gratë”, “Promovimi i VKQ në bashkëpunim me qeverisjen lokale Tiranë”, “Tirana: Qyteti im-Zëri im”, janë zbatuar nga CRCA qe prej vitit 2005 dhe vazhdojnë të zbatohen edhe sot, me mbështetjen financiare të Olof Palme International Centre dhe UN Ëomen Shqipëri.

Projektet e zbatuara në kuadër të Programit “Gratë dhe të Rinjtë në Politikë”synojnë të nxisin demokracinë dhe qeverisjen e mirë përmes partive politike dhe grupeve të shoqërisë civile, si një kusht për qeverisje efektive dhe zhvillime të tjera demokratike në Shqipëri.

Programi ka për qëllim të forcojë forumet politike të grave, të rinjve dhe grupet e shoqërisë civile për të marrë pjesë dhe influencuar proceset politike dhe vendim-marrëse në vend.

Ndërhyrjet kryesore të programit kanë të bëjnë me Rritjen e kapaciteteve të forumeve politike të grave, të rinjve dhe grupeve të shoqërisë civile, në mënyrë që të forcohen aftësitë e tyre për formulimin e politikave dhe influencimin e proceseve politike e vendimmarrëse si në nivel qëndror ashtu edhe atë vendor; Informim, Edukimi dhe Ndërgjegjësimi të grave, të rinjve, publikut të gjerë dhe partive politike në vend për rolin dhe rëndësinë e pjesmarrjes së grave dhe të rinjve në qeverisje dhe proceset politike; Lobim dhe Advokim me/për grupet e të rinjve dhe grave për të influencuar në proceset vendim-marrëse dhe politikat publike në mënyrë që të garantohet pjesëmarrja e qytetarëve në këto politika dhe procesin e hartimit të tyre.

Projekti “Tirana, Qyteti im – Zëri im”

Projekti “Tirana, Qyteti im – Zëri im”, i cili është duke u zbatuar aktualisht, synon të trajtojë mungesën e interesit të qytetarëve përsa i përket pjesëmarrjes në proceset politike në vend, duke forcuar organizatat e shoqërisë civile si struktura të ndryshimit social për tu bërë zëri i qytetarëve përmes pajisjes së tyre me instrumenta për demokratizim dhe ndryshim social.
Për këtë qëllim, projekti fokusohet në informimin, mobilizimin dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile që punojnë për fëmijët, të rinjtë dhe gratë, si dhe forumeve politike rinore, për të monitoruar në mënyrë efektive dhe për të vënë përpara përgjegjësisë qeverisjen lokale dhe atë qëndrore përmes pjesmarrjes në proceset vendimmarrëse.

Rezultatet kryesore të punës për Mbështetjen e të Rinjve dhe Grave në Politikë dhe Vendim-marrje

Futja e kuotës gjinore 30% në Kodin Zgjedhor dhe aprovimi i ndryshimeve në Kodin e Ri për të garantuar zbatimin e saj
Nënshkrimi i peticioneve në mbështetje të kuotës gjinore nga më shumë se 30.000 mbështetës në gjithë vendin
Forcimi i kapaciteteve të mbi 600 grave dhe të rinjve të partive politike permes trainimevelidhur me fushatën elektorale, pjesmarrjen në vendimarrje, teknikat lobuese e advokuese, etj
Organizimi i një sërë forumesh, seminaresh e ëorkshop-esh për të promovuar pjesmarrjen e grave dhe të rinjve në politikë
Organizimi i një sërë fushatash ndërgjegjësuese për mobilizimin e grave dhe të rinjve për rëndësinë e votës
Hartimi i një sërë manualesh e publikimesh informuese për rëndësinë e pjesmarrjes në vendimmarrje
Hartimi i disa raporteve monitoruese të punës së Këshillit Bashkiak Tiranë, etj.

Partnerët kryesorë të programit kanë qenë dhe janë

Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë
Partitë Politike të të gjithë spektrit politik në Shqipëri
Forumet Politike të Grave dhe të të Rinjve
Organizatat e minoriteteve në vend
OJF-të e Grave dhe të të Rinjve
Zyrtarët lokalë
Media
Votuesit