• Raporto Online
  • Anetare e:

Shqipëria ka bërë progres në përmirësimin e legjislacionit, nëpërmjet miratimit të Kodit të Drejtësisë Penale për Fëmijët dhe Strategjisë Kombëtare të Drejtësisë për Fëmijët.

Megjithatë, situata politike, institucionet e dobëta, korrupsioni i sistemit të drejtësisë dhe mungesa e investimeve publike për fëmijët dhe të rinjtë, pengon seriozisht përpjekjet për rritjen e aksesit në drejtësi, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.

Varfëria e fëmijëve dhe të rinjve përforcohet nga niveli i lartë i papunësisë, mungesës së mundësive shanseve të barabarta për shërbime dhe qasje në drejtësi. Referuar të dhënave zyrtare, rreth 1/3 e të gjitha veprave penale në Shqipëri kryhen nga fëmijë dhe të rinj. Vajzat vazhdojnë të mbahen në të njëjtat mjedise me gratë. Ndërsa pritet që reforma e sistemit të drejtësisë të jape efekte cilësore në përmirësim të aksesit në drejtësi, fëmijët vijojnë të përballen me procese të gjata gjyqësore dhe të trajtohen njësoj si të rriturit. Mungesa e një sistemi funksional shërbimesh komunitare, ku fëmijët dhe të rinjtë me tendenca për të shkelur ligjin, të kenë akses në drejtësi dhe shërbime të tjera të lidhura me drejtësinë dhe mirëqenien sociale, e bën rehabilitimin e tyre tepër të vështirë.

CRCA/ECPAT Shqipëri beson se burgu dhe paraburgimi duhet të jenë zgjidhja e fundit për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin.

Bazuar në këtë, Programi ynë i Drejtësisë për të Mitur ka në qendër të tij promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve për personat në konflikt me ligjin në Shqipëri nëpërmjet:

  • Krijimit të Qendrës Kombëtare për Rehabilitimin dhe Ri-integrimin e Fëmijëve dhe të Rinjve në konflikt me ligjin;
  • Ndihmë ligjore falas për fëmijët dhe të rinjtë vulnerabël, të varfër dhe me probleme sociale apo familjare;
  • Asistencë psiko-sociale në familje dhe në komunitet për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin;
  • Forcimin e kapaciteteve të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe sistemit të drejtësisë mbi të drejtat e fëmijëve në procesin penal apo të fëmijëve viktima të krimit;
  • Punësim dhe kurse formimi profesional për të gjithë të rinjtë që janë gjatë vuajtjes së dënimit apo e kanë përfunduar atë.
  • Monitorimi i zbatimit të legjislacionit dhe politikave kombëtare të drejtësisë për të mitur, si dhe veprimet e instituticioneve në nivel qendror dhe vendor;