“NDËRTIMI I RRJETEVE TË AVOKIMIT DHE PRAKTIKAVE TË SUKSESSHME PËR INTEGRIMIN E FËMIJËVE ROM”
Partnerët për zbatimin e programit:
Fusha e veprimtarisë:Politikat për zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe llogaridhënien e qeverive lokale.
Sigurimi që fëmijët rom dhe jo-rom të kenë akses dhe shanse për një fillim të barabartë në jetë është qëllimi i iniciativës “Çdo fëmijë rom në kopsht: Ndërtimi i rrjeteve të avokimit dhe praktikave të suksshme për integrimin e fëmijëve rom në Shqipëri”.
Nisma e përbashkët e UNICEF zbatuar nga CRCA Shqipëri, YWCA – Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare dhe Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, ka për synim të ndërtojë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rom në sistemin parashkollor. Ajo synon ti kushtojë vëmendje të veçantë dhe të ndihmojë në kapërcimin e fenomenit të mosndjekjes së kopshtit nga ana e fëmijëve 3-6 vjeç që i përkasin komunitetit rom. Kjo nisëm ka për qëllim gjithashtu ndërveprimin e shoqërisë civile dhe bashkëpunimin e ngushtë me shërbimet sociale, punonjësit sociale pranë Bashkive dhe Komunave, drejtorive rajonale të arsimit dhe institucionet e tjera që ofrojnë kujdes dhe mbrojtje për fëmijët. Ajo do të ri-forcojë gjithashtu partneritetin midis organizatave të shoqërisë civile dhe vendim-marrësve shtetërorë me synimin e forcimit të sistemit arsimor parauniversitar.
Kjo nismë kërkon të:
Nëpërmjet kësaj iniciative, do të zbatohen një seri veprimtarish drejtuar rolit, funksionit dhe detyrave të institucioneve lokale në lidhje me çështjen e përfshirjes të fëmijëve rom në kopshtet e zonave ku ata jetojnë. Këto aksione do të gërshetohen me detyrat që kanë aktorë të instituiconeve shtetërore dhe ato të shoqërisë civile. Kjo do të realizohet duke mbledhur të dhëna dhe raste, duke zgjidhur rastet dhe shkëmbyer praktikat më të mira të fituara, duke identifikuar boshllëqet dhe gjetur zgjidhjen e duhur brenda roleve dhe detyrave të aktorëve lokalë.
Mbështetur nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe Kooperimi Austriak për Zhvillimin, CRCA Shqipëri, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe YWCA Shqipëri, janëangazhuar për të zbatuar këtë iniciativë duke monitoruar dhe zhvilluar praktikat më të mira për integrimin në kopshte të fëmijëve rom në çdo vendbanim ku ata jetojnë, duke mbuluar të 12-ta Qarqet e Shqipërisë. Këto organizata do të bashkërendojnë punën me njëra – tjetrën, duke ngritur pikat e tyre të kontaktit dhe duke gërshetuar detyrat që kanë aktorë të institucioneve shtetërore dhe ato të organzatave të shoqërisë civile.
Angazhimet kryesore të ndërhyrjes janë: