THIRRJE PËR KUOTIM

THIRRJE PËR KUOTIM

Për: Transport me autobuz për shkëmbim ndërkulturor në Trogen Zvicër. Tiranë-Trogen-Tiranë

Bërë publike në  datë: 21 Maj 2019

Dorëzimi i ofertave duhet bërë brenda datës: 3 Qershor  2019

Shërbim transporti me autobuz: 26 Gusht – 13 Shtator  2019

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijevë në Shqipëri (CRCA) është një organizatë jo-fitimprurëse, që operon në Shqipëri që prej vitit 1997 në fushën e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijevë, identifikuar me NIPT K61502022U.

Nëkuadër të programeve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2019, CRCA në Shqipëri shpall thirrjen për kuotim për transport me autobuz në Trogen të Zvicrës mbështetur nga Pestalozzi Children’s Foundation.

Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes.

1.Specifikimet: Transport me autobuz vatje-ardhje qëndrim 17 -ditë në Trogen të Zvicrës.

  • Numri i vendeve tëautobuzit 50 persona max.(tëjetëtepër komod sipas standarteve te EU);
  • Numri i shoferëve tëjetë2 persona  gjatë gjithë udhëtimit;
  • Kompania të jetë e pajisur me licensë për transport ndërkombëtar;
  • Kontrolli teknik i mjetit  tëjetëbëre 6 muajt e fundit;
  • Autobuzi do të jetë në dispozicion për 17 ditë  qëndrimi nëTrogen të Zvicrës (vetëm  1 shofer te jete ne dispozicion);
  • Kompania duhet të mbuloje vetë kostot në rast të difekteve te mjetit.

2.Kriteret e vlerësimit

  • Çmimi për njësi (80 pikë)                                                    
  • Emri (reputacioni) në treg i ofruesit  (5 pikë)                                                                    
  • Kushtet e pagesës (afati i pritjes,% e zbritshme etj.) (10 pikë)
  • Eksperiencat e mëparshme me biznesin 5 pikë

Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri produktit të listuar në rubrikën "cmimi".  Së bashku me ofertën, furnitori duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje te NIPT-it / licensës (Në rast se përvec cmimit të ofruar, furnitori aplikon edhe % zbritje atëherë ajo duhet te deklarohet në ofertë).

Gjithashtu, oferta duhet të përmbajë edhe kohën e pagesës qe pretendohet nga ofruesi në rast se me të do të lidhet kontratë. Afati i paraqitjes së ofertës financiare do te jetë jo më vonë se data 3 Qershor 2019.

Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:

3.Procedura e dorëzimit të ofertave

  • Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë te printuar, firmosur nga personi i autorizuar në kompani, në adresën: Rruga "Perlat Rexhepi”Nj A. 5, Nd. 17, H.9, Ap. 19, Tiranë. Në zarf duhet të shënohet "Ofertë financiare për sherbime";
  • Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga njëperson i autorizuarnë adresën elektronike: info@crca.al. Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet "Oferte financiare për sherbime dhe emri i sherbimit".
  • Ofertat e dorëzuara pa cmime të specifikuara, pa kopje te NIPT-it, si dhe pa kohën e pretenduar të pagesës, nuk do te merren në konsideratë.

4. Afati i vlerësimit dhe njoftimi

Afati i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të jetë data 15 Qershor 2019. Për cdo informacion të metejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 4 2265741, ose email: info@crca.al

Kanditatët që kanëmarrë pikët maksimale të vendosura nga CRCA për tu kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht nëpërmjet adresës së e-mail.

5.Disclaimer

Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron domosdoshmërisht CRCA Shqipëri që të lidhë kontratë për produktin e listuar sipas kësaj thirrje. Gjithashtu palët nuk duhen të jenë në konflikt interesi.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL