CRCA po kerkon Ekspert për hartimin e Strategjisë së Komunikimit me Komunitetin për Bashkinë Devoll

CRCA po kerkon Ekspert për hartimin e Strategjisë së Komunikimit me Komunitetin për Bashkinë Devoll

Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale për shtresat në nevojnë në Bashkinë e Devollit

TERMA REFERENCE

 

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri

Titulli i projektit 

 Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale për shtresat në nevojnë në   Bashkinë e Devollit 

Pozicioni:

 Ekspert për hartimin e Strategjisë së Komunikimit me Komunitetin në Bashkinë Devoll 

Kohëzgjatja

 15-30 Nëntor 2020 (7 ditë pune)

 

BACKGROUND

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT) është një organizate joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitim prurese. Ajo gjatë funksionimit të saj promovon në mënyrë të veçantë respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të njeriut, të grave dhe të minoriteteve, konform Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

CRCA Shqipëri po zbaton nismën “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve Sociale për shtresat në nevojë në Bashkinë e Devollit”, e cilasynon të përmirësojë ofrimin e shërbimeve sociale ne nëpërmjet fuqizimit të sistemit të mbledhjes së të dhënave, fuqizimit të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane, personave me aftësi të kufizuara, grate dhe fëmijët.

Projekti “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale ne Bashkinë Devoll”, është pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i ofrimit të Shërbimeve Socilae në nivel Bashkie” (IMSPSD), e zbatuar nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me UNDP, UNICEF, UN Women WHO dhe me pjesëmmarrje të UNFPA, ILO.

PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT

Gjatë viteve të fundit, në kuadër të reformës së decentralizimit, janë transferuar në nivel vendor shumë funksione, kompetenca dhe burime financiare për të cilat përfaqësuesit e pushtetit vendor (të zgjedhurit) kanë autonomi në administrimin e tyre. Njësitë e qeverisjes vendore janë të detyruara të zbatojnë kuadrin ligjor në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut në lidhje me tërë veprimtarinë ekonomiko-financiare të njësisë vendore, apo dhe çdo komunikim që lidhet me ofrimin e shërbimeve, organizimin e aktiviteteve si edhe rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrjen lokale. Si pjesë e kësaj nisme, CRCA-Shqipëri kërkon të kontraktojë një ekspert për hartimin e Strategjisë së Komunikimit të Bashkisë Devoll me komuntetin.

QËLLIMET E SHËRBIMIT

Strategjia e Komunikimit (Strategjia) të të zgjedurve lokalë me komunitetin konsiderohet tepër i rëndësishëm në pjesëmarrjen e komunitetit në nivel lokal, konsolidon e demokracisë lokale dhe rrit transparencën dhe llogaridhënien e të zgjedhurve vendorë ndaj komunitetit. Hartimi i Strategjisë së Komunikimit ka si qëllim të ndihmojë Bashkinë Devoll në ndërtimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve të pushtetit vendor me publikun (komunitetin).

Strategjia do të hartohet për t’u adresuar këtyre target grupeve:

  1. Banorëve të bashkisë Devoll dhe njësive të saj administrative,
  2. Shoqata ose Organizata të tjera vendase apo ndërkombëtare
  3. Biznesit
  4. Media

Gjatë hartimit të Strategjisë Eksperti duhet të mbështetet në:

  1. Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë
  2. Korniza kryesore legjislative dhe politike LIGJ Nr. 119/2014 PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT
  3. Ligj Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  4. Ligji nr. 9889, date 10/03/2008, “Për mbrojtjne e të dhënave personale”, i ndryshuar
  5. Ligji nr 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”
  6. Roli dhe funksionet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 

 

FUSHA E EKSPERTIZËS SË KËRKUAR

  • Njohuri rreth kornizës kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
  • Njohuri rreth aspekteve ligjore në fuqi për të drejtën e informimit publik dhe pjesëmarrjes në organet e vetëqeverisjes lokale
  • Media

 

KUALIFIKIMET

  • Diplomë universitare në fushën e shkencave juridike, sociale, shkenca të aplikuara;
  • Njohuri shumë të mira të kornizës së legjislacionit për të drejtën e informitmi dhe konsultimit, dhe legjislacionit për vetëqeverisjen vendore
  • Të zotërojë çështjet që lidhen me pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel lokal dhe qendror,
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në zhvillimin e dokumentave, trainimeve dhe ofrimin e asistencës teknike, në fushën e të drejtave të njeriut dhe në mënyrë të veçantë pjesëmarrja e qytetarëve në nivel lokal
  • Zotëron aftësi të shkëlqyera për përdorimin e kompjuterit, hartimit të strategjive të komunikimit raporteve;
  • I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë çështjet e parashikuara në planin e punës me efiçencë;
  • Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me CRCA Shqipëri;
  • Ka ide inovatore;

 

PROÇEDURA E APLIKIMIT

Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërgojnë:

  1. CV e tyre,
  2. Letër interesi,
  3. Ofertën financiare për zhvillimin e ekspertizës

Dokumentat e mësipërme mund të dorëzohen nëpërmjet e-mail në adresën crca@crca.al

ose dorazi: adresën CRCA Shqipëri, Rr. Vaso Pasha, Nd. 17, H.9, Ap. 19 Tiranë 

 

 Në subjektin e e-mail duhet të shkruhet: “ Ekspert për hartimin e strategjisë së komunikimit me komunitetin të Bashkisë Devoll ”  

Afati i dorëzimit të aplikimit duhet të bëhet jo më vonë se data 15 Nentor 2020. Zgjedhja e ekspertit do të bazohet në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në termat e referencës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL