Tiranë, 29 Janar 2013 – Qendra pёr Mbrojtjen e tё Drejtave tё Fёmijёve (CRCA) në Shqipёri prezantoi sot nё njё konferencё kombëtare tё dhёnat e Studimit “Dhuna ndaj Fёmijёve nё Shqipёri” nё kuadёr tё Studimit Epidemiologjik Ballkanik mbi Abuzimin dhe Neglizhimin e Fёmijёve (B.E.C.A.N). Ky studim ka synuar identifikimin e numrit tё rasteve tё raportuara/zbuluara tё abuzimit dhe neglizhimit ndaj fёmijёve nё nёntё vende tё Ballkanit. Me pjesёmarrjen e Grupit Kёrkimor tё Studimit, Bordit tё Etikёs dhe personaliteteve tё shumta kombёtare dhe ndёrkombёtare, konferenca hodhi dritё mbi metodologjinё e studimit, dhe njё pjesё tё mirё tё rezultateve tё studimit.
Studimi B.E.C.A.N ёshtё njё nga studimet mё tё mёdha tё zhvilluara ndonjёherё nё Europe dhe nё rastin e Ballkanit mbulon njё kampion prej afёrsisht 30.000 fёmijё dhe prindёr. Rёndёsia e rezultateve tё studimit dhe karakteri i tij inovativ ёshtё njё risi pasi deri tani nuk ka patur shifra nё dispozicion mbi pёrhapjen e abuzimit dhe neglizhimit nё nivelin global tё popullsise, jo vetёm nё rajonin e Ballkanit por as nё nivel kombёtar tё secilit vend. Studimi epidemiologjik B.E.C.A.N i cili po zbatohet nё nёntё vende tё rajonit tё Ballkanit; Greqi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinё, Kroaci, Shqipёri, Bullgari, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisё, Turqi dhe Rumani do tё hartёzojё shkallёn e veprimit dhe pёrhapjen e keqtrajtimit nё popullsinё e pёrgjithshme tё fёmijёve nga mosha 11 deri nё moshёn 16 vjeçare qё ndjekin shkollёn por edhe qё e kanё braktisur atё. Popullsia qё ёshtё objekt i kёtij studimi ёshtё studiuar nёpёrmjet kampioneve pёrfaqёsues nё çift prind-fёmijё nё secilin nga vendet pjesёmarrёse, duke aplikuar dy nga pyetёsorёt I-CAST (I Cast_Ch pёr fёmijёn dhe I Cast_P pёr prindin) tё hartuar nga Shoqata Ndёrkombёtare pёr Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit (IPSCAN) me mbёshtetjen e UNICEF.
SHQIPËRIA DHE DHUNA NDAJ FËMIJËVE
Numri i fёmijёve qё u pёrfshinë nё studim ёshtё 4351 nga tё cilёt 3328 iu pёrgjigjёn pyetёsorit nё mёnyrё tё vlefshme. Ndёrkohё pjesë e studimit u bënë edhe 2443 prindёr. Pёrsa i pёrket gjinisё, rezulton se pyetёsori ёshtё plotёsuar nga 54% vajza dhe 46% djem. Sipas karakteristikave socio-demografike rezulton se pjesё e studimit janё bёrё fёmijё 11 vjeç, 35.7%, 13 vjeç, 36.18% dhe 16%, 28%. Grupi i studimit vizitoi 61 shkolla nё tё gjithё Shqipёrinё dhe 148 klasa tё 5-ta, 7-ta dhe 10-ta. Pёrsa i pёrket vendbanimit, 46% jetojnё nё zona rurale dhe 54% nё zona urbane.
Rezultatet raportohen sipas prevalencёs dhe incidencёs. Prevalenca tregon pёrqindjen e fёmijёve qё kanё pёrjetuar tё paktёn njё nga sjelljet e pёrfshira nё atё qё konsiderohet dhunё ndaj fёmijёve (DNF) gjatё jetёs sё tyre. Incidenca, ёshtё pёrqindja e fёmijёve qё kanё pёrjetuar tё paktёn njё herё, gjatё vitit tё fundit nga sjelljet e pёrfshira nё kategoritё DNF.
Studimi ёshtё fokusuar nё gjetjen e prevalencёs dhe incidencёs tё dhunёs ndaj fёmijёve nё kёto forma: dhuna psikologjike, dhuna fizike, ngacmimi seksual, dhuna seksuale dhe ndienja e tё qenit i/e neglizhuar. Po ashtu studimi raporton edhe pёr format pozitive dhe jo tё dhunshme tё disiplinimit tё fёmijёve, si dhe pёrqindjet e rasteve tё fёmijёve qё nuk kanё pasur asnjё histori dhune nё jetёn e tyre sipas prevalencёs dhe incidencёs.
Studimi raporton kёto gjetje paraprake;

Dhuna psikologjike: prevalenca 69% / incidenca 62%, ndёrkohё qё 28% e fёmijёve deklarohen se ndaj tyre nuk ёshtё ushtruar asnjёherё dhunё psikologjike.
Dhuna fizike:  prevalenca 59% / incidenca 48%. ndёrkohё 38% e fёmijёve deklarojnё se nuk kanё qenё asnjёherё viktima tё dhunёs fizike nё familje.
Ngacmimi seksual: prevalenca 11% / incidenca 9%, 86% e fёmijёve deklarojnё se asnjёherё nё jetёn e tyre nuk kanё patur eksperienca viktimizuese tё ngacmimit seksual.
Dhuna seksuale  prevalenca: 4.9% /incidenca 4%, ndёrkohё 93% e fёmijёve deklarojnё se asnjёherё nuk kanё qenё viktima tё dhunёs seksuale.
Ndjesia e neglizhencёs: prevalenca 26% / incidenca 22%, ndёrkohё 71% e fёmijёve deklarojnё se nuk janё ndier asnjёherё tё braktisur apo tё neglizhuar nё familjen e tyre.

Nёse i shohim tё dhёnat tё ndara sipas gjinisё, shohim se vajzat raportojnё dhunё psikologjike mё tё lartё sesa djemtё, (70% prevalencё/63% incidencё) ndёrkohё qё djemtё raportojnё (67% prevalencё dhe 60% incidencё).
Nё lidhje me dhunёn fizike tё dhёnat nuk paraqesin ndonjё ndryshim thelbёsor midis viktimizimit midis djemve dhe vajzave  (prevalence; 61% e vajzave dhe 58% e djemve). Ndёrkohё incidenca raportohet nё 49% tek vajzat dhe 48% tek djemtё.
Nё lidhje me ngacmimin seksual, prevalence e ngacmimit seksual raportohet nё 8% te vajzat dhe 14% tek djemtё, ndёrkohё qё incidenca raportohet 6% tek vajzat dhe thuajse 13% tek djemtё. Pёrsa i takon dhunёs seksuale raportohet me prevalencёn 2% tek vajzat dhe 8% tek djemtё. Ndёrkohё incidenca ёshtё thuajse 1.5% tek vajzat dhe 7.5% tek djemtё.
Nё lidhje me ndjesinё e neglizhencёs raportohet mё shumё tek vajzat sesa tek djemtё. Prevalenca tek vajzat ёshtё 31% ndёrkohё qё raportohen vetёm 20% tek djemtё. Ndёrkohё qё incidenca ёshtё 27% tek vajzat dhe 16% tek djemtё.
Sipas z. Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv i CRCA Shqipёri “ajo çka ёshtё e rёndёsishme nga ky studim ёshtё tё zbulojmё si kёto tё dhёna do tё kthehen nё politika tё mbrojtjes sё fёmijёve, pёr ti kthyer ato nё prioritete tё punёs sё organizatave tё shoqёrisё civile, institucioneve publike, arsimtarëve, shërbim-foruesve, donatorёve etj.
Sipas Znj. Vera Gavrilova, zv. pёrfaqёsuese e zyrёs sё UNICEF  nё Shqipёri “kompleksiteti socio-kulturor pёr zhvillimin e kёtyre studimeve ёshtё shumё i madh e ndёrkohё ky studim do tё ketё vlerё tё madhe pёr tё krahasuar tё dhёnat me ato tё vendeve tё tjera tё rajonit.”
Znj. Enila Cenko, Drejtuese e Studimit tё B.E.C.A.N pёr Shqipёrinё, nё prezantimin e saj u shpreh se ky studim ёshtё shumё i rёndёsishёm pёr marrjen e masave parandaluese, pasi ato masin drejtpёrdrejt dhunёn nё familje e ndёrkohё ёshtё i mbёshtetur nё njё standart tё lartё shkencor dhe metodologjik.
Njё faktor pozitiv dhe interesant i zhvillimit tё kёtij studimi ka qenё edhe ngritja e Bordit tё Etikёs, i drejtuar nga Prof. Edlira Haxhiymeri, e cila nё prezantimin e saj u shpreh se ky ishte njё studim i cili vuri pёr herё tё parё nё vёmendje çёshtjet etike, sidomos sepse i drejtohej njё grupi tё ri nё moshё e qё ishte i ndjeshёm ndaj tё drejtave”. 


Detajet e Lajmit
January 29, 2013
174
Kategoria