Përfundon Me Sukses Forumi “Analiza E Punës Së Forumeve Të Grave Në Partitë Politike Në Shqipëri Dhe Fuqizimi I Tyre Pas Zgjedhjeve Parlamentare 2009”

Përfundon Me Sukses Forumi “Analiza E Punës Së Forumeve Të Grave Në Partitë Politike Në Shqipëri Dhe Fuqizimi I Tyre Pas Zgjedhjeve Parlamentare 2009”

Tiranë, 21 Prill 2010 – CRCA në bashkëpunim me Koalicionin për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë organizoi dje një Forum ku u diskutua nevoja e fuqizimit të grave në politikë në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë.

Drejtori i CRCA z. Altin Hazizaj theksoi se “Pjesmarrja e grave në politikë është një e drejtë e tyre dhe të gjithë bashkë duhet të përpiqemi të thyejmë mitet që na mbajnë mbrapa.”

Qëllimi i forumit ishte diskutimi i faktit se si do të veprojnë në vazhdim forumet politike të grave për të bërë të zbatueshme plotësisht dhe realisht kuotën gjinore dhe si do të forcohen këto forume roli i të cilave duket sikur zbehet pas zgjedhjeve parlamentare.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuese të forumeve politike të grave nga PS, PD, PSD, PR, etj., aktiviste të shoqërisë civile, OJF-ve, Medias, organizatave ndërkombëtare, etj.

Në Forum përveçse u diskutua dhe u debatua mbi çështjet e parashtruara më sipër në të njëjtën kohë u dol edhe me sugjerime e rekomandime konkrete për fuqizimin e forumeve të grave brenda partive politike në Shqipëri si forcimi i lobimit brenda partive politike, pasja e një buxheti specifik për forumet e grave, dalja me një strategji të përbashkët për zgjedhjet lokale, etj.

Forumi u mbështet nga Olof Palme International Centre dhe SIDA.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL