Njoftim Për Shtyp: Trainimi Per Te Drejtat E Minoriteteve - Korce

Njoftim Për Shtyp: Trainimi Per Te Drejtat E Minoriteteve - Korce

Tiranë, 7 Dhjetor 2007 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA ne bashkëpunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes të të Rinjve në Politikë dhe CDSC zhvilloi ne Korce një trainim dy-ditor me temë “Te Drejtat e Minoriteteve”, i cili u dedikohet minoriteve te ndryshme te zones se Korces dhe OJF-ve që punojnë për çështjet e minoriteteve në Shqipëri. Trainimi financohet nga Palme Center dhe SIDA.

Ky trainim u bë në kuadër të projektit “Promovimi i Demokracisë dhe i Qeverisjes së Mirë nëpërmjet Partive Politike”, projekt të cilin CRCA është duke e zbatuar për tre vite me radhë dhe i cili ka si qëllim kryesor që të sensibilizojë partitë politike për pjesëmarrjen e grave, të rinjve dhe minoriteteve në politikë.

Edhe këtë vit CRCA ka menduar që minoriteve t’u ofrojë këtë kurs trainimi, i cili është pasuruar me gjëra të reja nga jeta politike dhe sociale e vendit.

Trainimi është bazuar mbi mbi Manualin e suksesshem të Olof Palme International Centre me titull “Akademia e Demokracisë Online”.

Në ditën e pare kanë marrë pjesë veta 11 veta, ndersa ne te dyten 13 veta, minoritare aktiviste pranë komunitit te tyre dhe shoqerise civile te Korces. Për këtë trainim CRCA ka angazhuar Znj. Ingrid Trajani, njërën nga ekspertet më të mira për çështjet e te drejtave në Shqipëri, e cila ka marrë edhe vlerësimin maksimal nga pjesëmarrësit për informacionin që sjell në trainim dhe për metodat që përdor.

Nder temat kryesore që u trajtuan ishin: Konceppti i minoritetit; Standartet e OKB-se dhe te drejtat e minoriteteve; Konventa Kunder Diskriminimit Racial dhe minoritetet; Situata e te drejtave te femijeve ne Shqiperi dhe femijet e minoriteteve, etj.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL