Koalicioni Per Nxitjen E Pjesmarrjes Se Grave Dhe Te Rinjve Ne Politike Kerkon Qe Kodi I Ri Zgjedhor Te Perfshije Edhe Vendosjen E Kuotes Minimum 30 Perqind Per Pjesmarrjen E Grave Ne Politike

Koalicioni Per Nxitjen E Pjesmarrjes Se Grave Dhe Te Rinjve Ne Politike Kerkon Qe Kodi I Ri Zgjedhor Te Perfshije Edhe Vendosjen E Kuotes Minimum 30 Perqind Per Pjesmarrjen E Grave Ne Politike

Tirane, 8 Mars 2008 – Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në politikë, i perbere nga nje sere organizatash te te drejtave te njeriut, te grave dhe femijeve, në vazhdimësi të aktiviteteve të ndërmarra prej tre vitesh për të influencuar në rritjen e pjesmarrjes së grave dhe vajzave në politikë, organizoi me rastin e 8 Marsit – Festës së Gruas, një Konferencë për Shtyp.

Në këtë konferencë, nëpërmjet një Deklarate per Shtyp, Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në politikë, duke marrë shkas nga fakti se Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë dhe miratojë së shpejti ndryshimet në Kodin Zgjedhor, synoi të nxisë të gjithë liderat e partive politike dhe të grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë që të marrin seriozisht në konsideratë çështjen e vendosjes së një kuote minimum 30 përqind të pjesmarrjes së grave si kandidate në zgjedhje.

Deklarata citonte se edhe pse Shqipëria ka bërë një sërë hapash pozitivë në drejtim të barazisë ndërmjet grave dhe burrave, si dhe ndalimit të dhunës në familje, përsëri një nga çështjet më të rëndësishme siç është ajo e pjesmarrjes së grave në Parlament, Qeveri, pushtet vendor dhe parti politike, mbetet një nga shqetësimet më serioze të respektimit të të drejtave të grave dhe vajzave në Shqipëri.

Nepermjet Konferences dhe Deklarates per Shtyp, Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë i bëri thirrje ne te njejten kohe mass medias dhe opinionit publik në Shqipëri që të mbështesin dhe nxisin vendosjen e kuotës gjinore në Kodin Zgjedhor pasi ajo do të sillte një përfaqësim dinjitoz të grave në jetën politike dhe në vendim-marrje, duke mundësuar kështu respektimin e të drejtave të grave si dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë. 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL