Alo 116 Dhe Crca Hapin Fushatën Ndërgjegjësuese Në Shkolla “të Drejtat E Fëmijëve Dhe Alo 116”

Alo 116 Dhe Crca Hapin Fushatën Ndërgjegjësuese Në Shkolla “të Drejtat E Fëmijëve Dhe Alo 116”

Ndalesa e parë: ALO 116 mikpritet nga fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’ në Tiranë.

Tiranë, 5 Mars 2013 - ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit Europian, hapën sot fushatën kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”. Hapja zyrtare e kësaj fushate u zgjodh të zhvillohej pranë Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë, falë ftesës së fëmijëve dhe ndihmës së Administratës së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror. Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes.

Duke filluar nga sot, e në muajt në vazhdim, stafi i ALO 116 dhe CRCA do të vizitojnë dhe takohen me fëmijët në shkollat e mbarë vendit, në një fushatë ndërgjegjësimi në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet e linjës së vetme të këshillimit për fëmijë e të rinj në Shqipëri, ALO 116, e cila këshillon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

ALO 116 ka një eksperience të gjatë këshillimi dhe orientimi në shkolla. Fushata e këtij viti, do t’iu vijë në ndihmë të gjithë fëmijëve dhe të rinjve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnaze, të cilët do të kenë më shumë mundësi të njihen me të drejtat e tyre dhe shërbimet e këshillimit psikologjik, të marrin informacion mbi shërbimet ndihmëse dhe të referimit të rasteve të dhunës etj.

Aktitiviteti pranë Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” u zhvillua në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lirë midis fëmijëve dhe stafit të ALO 116, me qëllim njohjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Gjate aktivitetit u diskutua për respektimin e të drejtave të fëmijëve në mënyrë që fëmijët të kenë mbështetjen e institucioneve, por edhe të shoqërisë në përgjithësi. Gjatë aktivitetit fëmijët u njohën edhe më shërbimin ALO 116, misionin, qëllimet dhe shërbimet që ajo ofron si dhe politikat gjithpërfshirëse mbi të cilat operon Linja në mbrotjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë.

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL