Një ngjarje tragjike në një shkollë fillore në Tiranë, ku një djalë 15-vjeçar u vra nga shoku i tij pas një sherri online, bashkoi autoritetet, prindërit, edukatorët, OSHC-të dhe të rinjtë për të hartuar një plan të ri kombëtar veprimi për sigurinë online dhe mbrojtje më të mirë të fëmijëve në mjediset shkollore. SIC Albania i ofroi mbështetje teknike Ministrisë së Arsimit për të hartuar Planin e Veprimit duke përfshirë pjesëmarrjen e fëmijëve në hartimin e politikave.

Qendra për Internet të Sigurt – Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqipëri, ALO 116-111, ISIGURT.AL)

Shqipëri

Dhjetor 2024 – në vazhdim

Nisur nga një ngjarje tragjike në një nga shkollat 9 vjeçare të Tiranës, ku pas një sherri mës të miturve e nisur nga rrjetet sociale, humbi jetën i mituri 15 vjeçar me inicialet M.C, u mbajt në Tiranë, në daten 21 Dhjetor 2024 një takim prezantues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit i Planit të Veprimit për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e mekanismave të sigurisë në shkollë si një një iniciativë e rëndësishme për krijimin e një mjedisi të sigurt për fëmijët dhe nxënësit në shkolla. Ky plan është përgatitur nga ekspertët e Ministrisë së Arsimit me mbështetje nga CRCA Shqipëri, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, Save the Children dhe UNICEF.

“Bota virtuale shpesh shfaq edhe probleme. Përmes një planit të ri, ne synojmë që të rrisim sigurinë në shkollë dhe jashtë saj.”-tha Znj.Ogerta Manastirliu, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, e cila theksoi dhe nevojën e bashkëpunimit me Platformën Kombetare për Internet të Sigurt në Shqiperi – iSIGURT.al, duke deklaruar në të njëjtën kohë dhe mbylljen e rrjetit social Tik Tok për një akses më të kufizuar të fëmijëve në hapsirat dixhitale.

Në kuadër të këtij plani, do të ketë një monitorim më të fortë të shkollave, përmes instalimit të kamerave inteligjente, që do të sigurojnë një vëzhgim më të efektshëm, si brenda ashtu edhe jashtë institucioneve arsimore. Po ashtu, Ministria e Arsimit do të dyfishojë numrin e oficerëve të sigurisë dhe do të shtojë praninë e psikologëve nëpër shkolla për të adresuar nevojat e nxënësve.Kjo është një fushatë gjithëpërfshirëse që kërkon angazhimin e të gjitha palëve, autoriteteve shtetërore, shkollave, prindërve dhe shoqërisë civile për të krijuar një mjedis më të sigurt për fëmijët.

iSIGURT – Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri do të vijojë të mbështesë këtë dhe çdo iniciative që ka në fokus sigurinë e fëmijëve. Në përkrahje të këtij plani iSIGURT.al do të jetë në dispozicion të çdo fëmije, prindi e shkolle, për të raportuar çdo incident dhe përmbajtje të papërshtatshme.

iSIGURT.al, është një shërbim kombëtar i ofruar nga CRCA/ECPAT Shqipëri, që punon që nga viti 2015 për internet të sigurt në Shqipëri, me fokus kryesor mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga çdo formë e dhunës online, si dhe raportimin e gjuhës së urrejtjes në internet. Platforma synon të nxisë raportimin e faqeve të paligjshme apo me përmbajtje të papërshtatshme.



Plani Veprimit përmban katër objektiva strategjike që synojnë të fuqizojnë mekanizmat e parandalimit të ccdo forme dhune e bullizmi fizik dhe kibernetik në shkolla:

  • Siguria fizike dhe digjitale në shkolla,
  • Rrjetet e mbështetjes psiko-sociale dhe digjitale,
  • Edukimi dhe ndërgjegjësimi,
  • Shkolla e hapur.

  • Ndërtimi i protokolleve për ofrimin e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla, nëpërmjet një takimi mes gjithë profesionistëve të stafit psiko-social në shkolla, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit edhe Qendrës për Internetin e Sigurt në Shqipëri -iSIGURT.al
  • Fushata kombëtare për informimin dhe ndërgjegjësimin e mbi 20.000 fëmijëve në mbi 200 shkolla në të gjithë qarqet e Shqipërisë për sigurinë në internet dhe raportimin në platfomën iSIGURT.al dhe Linjën e Këshillimit për Fëmijë ALO 116-111
  • Pjesëmarrja e Fëmijëve si Ambasadorët e Interntit të Sigurt, me qëllim fuqizimin dhe informimin e tyre, për të qënë fëmijët ata që angazhohen dhe ndihmojnë fëmijët e tjerë për çdo shqetësim apo incident që ndodh në mjedisin online.
  • Takime me Këshillin e Prinderve në Tiranë, dhe bashkebisedime të gjëra me prindër me qëllim përpilimin e rekomandimeve të tyre për përmirësimin e sigurisë në shkollat tona, si edhe referimin e këtyre rekomandimeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

  • Plani Kombëtar për Sigurinë Online u miratua nga Qeveria shqiptare dhe u prezantua publikisht në një event publik në 21 Dhjetor 2024.
  • U rrit vigjilenca e prindërve mbi mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën online dhe bashkëpunimin e tyre me stafin psiko-social në shkolla për të ardhur në ndihmë fëmijëve.
  • U promovua pjesmarrja e fëmijëve në Rrjetin e Ambasadorëve të Internetit të Sigurt në Shqipëri, me qëllim fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre mbi mbrojtjen e ccdo fëmije në hapesirën digjitale.
  • U rrit bashkëpunimi ndër-institucional lidhur me sigurinë online dhe mënyrat e referimit të rasteve, me pjesmëmarrjen e shoqërisë civile dhe të fëmijëve.

  • Ekspertiza dhe eksperienca e gjatë eorganizatave zbatuese në fushën e mbrojtjes së fëmijëve online që ndihmuan në hartimin e Planit të Veprimit,
  • Bashkëpunimi i ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Zyrat Arsimore Vendore në Shqipëri për zhvillimin e sesioneve informuese në mbi 100 shkolla të Shqipërisë deri më tani.

  • Plani i Veprimit u pa si një domosdoshmëri masash të ndërmarra për ndërhyrjen e menjëhershme lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e fëmije në mjedisin fizik dhe online, por është një iniciativë e cila duhet të ishte ndërmarrë më përpara.
  • Trajnimi I stafit psiko-social dhe mësuesëve si edhe ngritja e kapaciteteve të aktorëve shtetërorë është thelbësor për ndërhyrje efektive dhe parandalimin e ccdo lloj forme të dhunës fizike dhe online.
  • Bashkëpunimi i ngushtë mes shkollave, shoqërisë civile, insitucioneve dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është domosdoshmëri për mbështetjen e ccdo fëmije që ka hasur një formë të dhunës fizike dhe online, si edhe mbështetjen e tyre në këtë kuadër dhe më gjerë.

  • Dhuna në shkolla pengon aftësinë e fëmijëve për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe ndikon negativisht në aspektin e tyre psiko-social. Në këtë kuadër është e rëndësishme që ky Plan Veprimi ti përmbahet objektivave nga të gjithë aktorët e përfshirë, si edhe të të zhvillohen objektiva të reja ne vijim.
  • Adresimi i dhunës duhet të nxitë systemin arsimor dhe ligjor dhe social të adresojë boshllëqet aktuale të këtyre ccështjeve deri në ndryshimin e kodit penal.
  • Plani i Veprimit duhet të mbetet një përpjekje e vazhdueshme e Shqipërisë për sigurinë e fëmijëve, duke ju përmbajtur Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe marrjen e praktikave më të mria ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga ccdo lloj forme e dhunës fizike dhe online.


Detajet e Lajmit
May 9, 2025
36
Kategoria