ECPAT International dhe WEProtect Global Alliance, publikuan sot për herë të parë, raportin mbi perspektivat dhe opinionet e fëmijëve që i kanë mbijetuar dhunës seksuale, përfshi edhe ato të fëmijëve nga Shqipëria.
Shpesh raportet dhe studimet janë përqëndruar në eksperiencat e fëmijëve viktimave të dhunës seksuale. Ato kanë analizuar jo vetëm situatën, por kanë sjellë edhe rekomandimet e tyre për përmirësimin e zinxhirit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, viktima të dhunës seksuale.
Ndërkohë raporti që u sapo është bërë publik sot, sjell një rrjedhë të veçantë në studime, pasi ai ndan jo vetëm eskperiencën e të mbijetuarve të dhunës seksuale, por sjell edhe reagimin e tyre ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, si një mjet për të nxitur parandalimin e fenomenit dhe për të përmirësuar mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale.
Studimi, i cili është zhvilluar në gjashtë vende, përfshi edhe Shqipërinë, bazohet në bisedat direkte me të mbijetuarit e rinj, si dhe në një sondazh me punonjës sociale të vijës së parë, përfshi edhe konsultimin me ekspertë në nivel global.
Studimi u bë i mundur falë bashkëpunimit dhe partneritetit të WeProtect Global Alliance, ECPAT International dhe gjashtë organizatave anëtare të rrjetit të saj, përfshirë këtu edhe CRCA/ECPAT Shqipëri. Ai u zhvillua në Shqipëri, Bosnjë, Kolumbi, Meksikë, Moldavi dhePeru.
Nisma “Perspektivat e të mbijetuarve”, synon të përforcojë zërat e tyre dhe të mbledhë prova mbi disponueshmërinë, cilësinë dhe efektivitetin e shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarit e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve në internet. Ai gjithashtu synon ta përkthejë këtë në veprim në të cilin qeveritë, organizatat joqeveritare dhe sektori privat mund të ofrojnë mekanizma më të mirë parandalues, raportues dhe mbështetës akoma më ndihmues dhe më të përshtatur për nevojat e fëmijëve.
 
Studimin, mund ta gjeni të plotë në linkun bashkangjitur: https://www.weprotect.org/survivors-perspectives/
Në linkun e mëposhtëm ju mund të gjeni gjithashtu edhe formate audio-video të aseteve të këtij raporti:https://drive.google.com/drive/u/0/folders/1C7bcmk8Txt3NzXXL5NDk9EdCpzBd5X15
 
#VoicesofSurvivors #childsexualabuse #childabuseonline  #childprotection