CRCA/ECPAT Shqipëri punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe studimeve, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve. CRCA promovon zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
 
Në kuadër të programeve dhe projekteve që po zbaton gjatë vitit 2020, CRCA në Shqipëri shpall thirrjen për kuotim për përgatitjen e një aplikacioni për telefona inteligjent, me mbështetjen e European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL).
Janë të ftuar të gjithë, kompanitë apo individët e interesuar për të paraqitur ofertën e tyre teknike dhe financiare dhe për t’u bërë pjesë e proçesit të përzgjedhjes.
 
1.Specifikimet teknike

Ndërtimin e aplikacionit telefonik sipas kërkesave të CRCA/ECPAT Shqipëri;
Aplikacioni te jete i aksesueshem në platformat IOS dhe Android;
Të konceptualizojë versione të ndryshme të aplikacionit, të cilat më pas do të diskutohen dhe do të përzgjidhet alternativa më e përshtatshme;
Të projektojë dhe të zhvillojë teknikisht të gjitha kategoritë që do të vendosen në aplikacion;
Të zhvillojë një manual përdorimi për aplikacionin në një gjuhë të thjeshtë.
Të sigurojë trajnimin e stafit që do të menaxhojë aplikacionin.
Aplikacioni të jetë i ndërtuar në mënyre që të jetë i aksesueshëm lehtësisht si ne ceular ashtu edhe si web-faqe.
Të propozojë një imazh grafik të aplikacionit, që do ta bëje aplikacionin të identifikueshem nga ana grafike në tregjet dhe faqen e webit (si referencë mund të përdoret www.ISIGURT.al)
Mbajtja e diskutimeve paraprake me personat përkatës të stafit CRCA dhe partnerëve tanë për të njohur pritshmëritë mbi aplikacionin telefonik që do të ndërtojë;
Detajet e tjera teknike do te diskutohen me kompaninë apo individin, që do të përzgjidhet si fitues.
Periudha e dorëzimit dhe pranimit të produktit të jete jo me vonë se 30 Tetor 2020.

 
2.Kriteret e vlerësimit

Çmimi  (70 pikë)
Reputacioni në treg i ofruesit  (10 pikë)                                                                    
Kushtet e pagesës (afati i pritjes % e zbritshme etj.) (10 pikë)
Eksperiencat e mëparshme 10 pikë

Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri produktit të listuar në rubrikën “çmimi”.  Së bashku me ofertën, kompania duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje te NIPT-it (Në rast se përvec çmimit të ofruar, furnitori aplikon edhe % zbritje atëherë ajo duhet te deklarohet në ofertë). Për individët, nëse kanë NIPT, duhet dorëzuar një kopje e tij gjithashtu, në të kundërt, cmimi i ofruar duhet të përfshijë edhe 15% të takses mbi të ardhurat, e cila do të mbahet nga CRCA për llogari të organeve tatimore.
Oferta duhet të përmbajë edhe kohën e pagesës që pretendohet nga ofruesi në rast se me të do të lidhet kontratë. Afati i paraqitjes së ofertës financiare do te jetë jo më vonë se data 1 Tetor 2020. Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:
 
3. Procedura e dorëzimit të ofertave

ME E-MAIL: Në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: crca@crca.al – Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime dhe emri i shërbimit”.
ME POSTE (për ata që duan ta dorëzojnë me postë): Në adresën: Kutia Postare 1738, Tiranë.

 
4. Dokumentacioni që duhet dorëzuar:
Për kompanitë:

Oferta financiare e firmosur
Kopje e NIPT 
Profili i kompanisë
Lista e aplikacioneve të mëparshme

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara nuk do të merren në konsideratë.
 
Për individët:

Oferta financiare e firmosur
CV-ja e plotë e ekspertit
Një listë e punëve të realizuara
Lista e aplikacioneve të mëparshme

Ofertat e dorëzuara pa çmim të specifikuar nuk do të merret në konsideratë.
 
5. Afati i vlerësimit dhe njoftimi
Afati i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të jetë data 10 Tetor 2020. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 4 2265741, ose email: crca@crca.al
Kanditatët që kanë marrë pikët maksimale të vendosura nga CRCA për t’u kualifikuar do të njoftohen zyrtarisht nëpërmjet adresës së e-mail ose me telefon.
 
6. Përjashtimi nga përgjegjësia
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron domosdoshmërisht CRCA Shqipëri që të lidhë kontratë për produktin e listuar sipas kësaj thirrje. Gjithashtu palët nuk duhen të jenë në konflikt interesi. Për këtë qëllim çdo aplikues do të nënshkruajë një deklaratë të konfliktit të interesit.
 
Të gjithë ata që kanë nisur ofertë zyrtare pranë CRCA nuk ka nevojë t’a ridergojnë atë.
 

Organizata

 CRCA Shqipëri
  Rr. Vaso Pasha, Nj A. 5, Nd. 17, H.9, Ap. 19, 
 1019, Tirane / Albania
 www.crca.al

Data e publikimit

 6  Gusht  2020 / Ribotuar: 15.09.2020

Vendi i zhvillimit

 Tiranë

Dorëzimi i ofertave duhet bërë brenda datës   

 30 Shtator 2020

Kohezgjatja

 10 – 30 Tetor 2020

 


Detajet e Lajmit
May 21, 2019
362
Kategoria