Tiranë, 20 Tetor 2011, – Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, që ka si mision lobimin dhe advokimin për rritjen e pjesmarrjes së grave dhe të rinjve në Parlament, Qeverisje dhe parti politike, organizoi workshop-in me teme “Drejt një Platforme Kombëtare Veprimi për Pjesmarrjen e Grave në Vendim-Marrje”. ku u diskutua dhe u shkëmbyen ide lidhur me veprimet e nismat që mund të ndërmerren për rritjen e pjesmarrjes së grave në vendim-marrje.

Qëllimi i workshop-it ishte konsultimi, dialogu, shkëmbimi i ideve, veprimeve dhe nismave, që mund të ndërmerren për rritjen e pjesmarrjes së grave në vendim-marrje.
Nga ky workshop u dol me një sërë rekomandimesh nga grupet e punës, të cilat do të shërbejnë si bazë për hartimin e një Platforme Kombëtare veprimi për të bërë të zbatueshme plotësisht dhe realisht kuotën gjinore në zgjedhjet e ardhshme të 2013-ës.
Morën pjesë rreth 37 përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile, të forumeve politike të grave, forumeve rinore, universiteteve, organizatave ndërkombëtare, etj.
Workshopi ishte i strukturuar ne dy pjese. Pjesa e parë e workshop-it u përqëndrua në prezantimin e eksperiences suedeze lidhur me pjesëmarrjen e grave ne politike si edhe në paraqitjen e rezultateve të Vëzhgimit ”Zgjedhjet Elektorale 2009 dhe Produkti në Përfaqësimin e Grave në Kuvendin e Shqipërisë”, realizuar nga CRCA pas zgjedhjeve te përgjithshme të 2009-s, si edhe në pyetje e përgjigje mes pjesmarrësve dhe ekspertëve në panel.
Pjesa e dyte e workshop-it u përqëndrua në nxjerrjen e rekomandimeve lidhur me nismat dhe veprimet që duhet të ndërmerren në vijim, për zbatimin e plotë të kuotës gjinore dhe rritjen e pjesmarrjes së grave në politikë. Kjo u bë e mundur nga kontributi i pjesmarrësve pas ndarjes në 3 grupe pune sipas temave respektive: Lobimi dhe avokatësia me Kuvendin dhe partitë politike, Kodi Zgjedhor dhe reforma zgjedhore, Diskutimi dhe Përgatitja e Peticionit Kombëtar 1 në 3 për mbështetjen e grave në vendim-marrje, tema te cilat do te perbejne bazen e Platformes.
Rekomandimet e dala nga te tre grupet e punes perqendroheshin kryesisht ne ndryshimin e pikes 5 te nenit 67 të Kodit Zgjedhor, forcimin e sanksioneve për partitë politike në rastet kur nuk respektojnë kuotën gjinore, fuqizimi i forumeve politike te grave, forcimin e bashkëpunimit midis OJF-ve dhe Forumeve të Grave në partitë politike, ndryshimin e atmosferës politike nga një politikë jo etike në një politikë që respekton standardet dhe e motivon gruan të bëhet pjesë e saj, etj.
Ky workshop u mbeshtet nga Olof Palme International Center dheCRCA/DCI Shqiperi. 


Detajet e Lajmit
October 20, 2011
236
Kategoria