Përfundon Me Sukses Trainimi i Crca “Fushata Zgjedhore” Për Forumet e Grave Të Partive Politike

Përfundon Me Sukses Trainimi i Crca “Fushata Zgjedhore” Për Forumet e Grave Të Partive Politike

25-26 Prill 2013 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri-CRCA në bashkëpunim me Koalicionin për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë, përfundoi me sukses kursin e trainimit dy ditor me temë “Fushata Elektorale”, në kuadër të programit “Tirana: Qyteti im-Zëri im”.

Ky kurs trainimi u adresohej grave dhe vajzave  të partive politike në vend dhe kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të tyre në ndihmë të rolit dhe punës që kryejnë brenda partive siç mund të jetë angazhimi në organizimin e fushatave elektorale.

Trainimi u ndoq nga 15 gra dhe vajza anëtare të forumeve të grave të partive politike si PS, PD, LSI, PR, dhe AK. Të gjitha pjesmarrëset në trainim vlerësuan se ky kurs do ti ndihmojë në punën që kryejnë dhe specifikisht vlerësuan tema si: fokus-grupet, fjalimet publike, strategjia dhe organizimi i fushatës, planifikimi, buxheti dhe fondet, komunikimi me median, imazhi i fushatës,etj.

Materiali i referuar gjatë trainimit dy-ditor u bazua në Manualin e Trainimit të CRCA-s “Për Partitë dhe Forumet Politike në Shqipëri” dhe u organizua në tre module kryesore: Sistemet elektorale dhe Rëndësia e Fushatave elektorale; Strategjia dhe Planifikimi i Fushatës; Fushata në Veprim.

Puna në grupe dhe diskutimet u vlerësua nga pjesmarrëset si shumë interesante,  që plotësuan nevojën e tyre për të shkëmbyer dhe ndarë eksperiencat e mendimet dhe si një mundësi për të krijuar ura bashkëpunimi mes forumeve të grave të partive politike.

Trainimi u mbështet nga Olof  Palme International Center.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL