
Tirane, 16-17 Dhjetor 2011 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi –CRCA, ne bashkepunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes se Grave dhe të Rinjve në Politikë ne kuader te programit te saj “Promovimi i Demokracise dhe i Qeverisjes se Mire permes Partive Politike ne Shqiperi”, organizoi kursin e trainimit dy ditor me teme “Pjesëmarrja në Vendim-marrjet lokale. Te drejtat e komunitetit dhe pergjegjesite e autoriteteve vendore”
Ky kurs trainimi u adresohej te rinjve, si atyre qe jane pjese e forumeve te partive politike te te gjithe spektrit politik edhe te rinjve te shoqerise civile, grupimeve rinore dhe universiteteve. Keshtu pjesmarres ne kete trainim ishin perfaqesues te Forumeve Rinore te PD, PS, LSI dhe PDIU, gjithashtu edhe perfaqesues te OJF-ve qe punojne ne kete fushe si edhe studente.
Qellimi i ketij kursi trainimi ishte forcimi i kapaciteteve te forumeve politike te të rinjve dhe grupeve rinore te shoqërisë civile për të marrë pjesë dhe influencuar proceset politike dhe vendim-marrëse në Shqipëri.
Trainimi u mbeshtet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe SIDA/Suedi.
Kursi i tranimit u referua nga ekspertja dhe trainerja e CRCA-se, per ceshtjet politike. Materiali i referuar gjate trainimit u bazua ne Manualin e Ri te Trainimit të CRCA-s me titull “Pjesmarrja e Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Vendim-Marrjet Lokale”, manual i cili permes këtij trainimi te pare, u testua.
Metodologjia e perdorur ne kete kurs trainimi qe konsistonte ne nderthurjen e materialit teorik me punen ne grupe e diskutimet u vleresua maksimalisht nga pjesmarresit.
Tema te tilla si: te drejtat e komunitetit ne vendim-marrjen lokale, pergjegjesite e te zgjedhurve vendore, pjesmarrja e te rinjve ne pushtetin vendor, teknikat e perfshirjes dhe pergjegjshmerise,etj., u vleresuan nga pjesmarresit si temat me interesante dhe qe plotesuan nevojen e tyre per informacion.