
Tiranë, 20 Shtator 2019 – Shqipëria i bashkohet për herë të dytë këtë vit, lëvizjes botërore #FridayForFuture #JavaperteArdhmen! Në datën 20 Shtator 2019 starton java e grevës klimatike, e cila do të vijojë deri në datë 27 Shtator 2019 dhe konsiston në zhvillimin e marshimeve dhe protestave sensibilizuese për ndërgjegjësimin e qeverive për marrjen e masave konkrete për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin. Mbi 115 shtete dhe rreth 1000 qytete janë regjistruar tashmë për të qënë pjesë e kësaj lëvizjeve globale, ku mes tyre renditet edhe Shqipëria. Në muajin Maj të këtij viti, fushatës globale për mbrojtjen e mjedisit #FridaysForFuture#, i’u bashkua dhe CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Parlamenti Rinor Tiranë, që konsistoi në organizmin e një manifestimi që synoi të sensibilizojë qeverinë, institucionet publike dhe qytetarët mbi rëndësinë e marrjes së masave për të mbrojtur mjedisin nga ndotja dhe shkatërrimi.
Këtë të premte, 20 Shtator 2019, orën 13.00, përballë godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit, të rinjtë e Parlamentit Rinor, së bashku me aktivistë dhe organizata Rinore, i bashkohen në një manifestim përpara godinës së Kryeministrisë. Krahas pankartave, në përmbajtjen e të cilave kishte mesazhe sensiblizuese dhe ndërgjegjësuese në mbrojtje të mjedisit, u paraqit gjithashtu dhe një çarçaf në formën e globit, kjo me qëllim për të theksuar nevojën emergjente për marrjen e masave konkrete për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
Prej 1 viti në qytetet e Europës zhvillohen marshime/manifestime të Fëmijëve dhe të të rinjve për mjedisin me qëllim influencimin e politikave shtetërore në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Këto marshime/manifestime janë iniciuar në muajin Gusht të vitit 2018 nga Greta Thunberg, nisur kjo nga mungesa e veprimeve konkrete qeveritare për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin.
Manifestimi i dt 20 shtator është i dyti për mbrojtjen e klimës që Parlameni Rinor realizon në një hark kohor të shkurtër.
Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni në adresën: CRCA@crca.al
Hashtaget kryesore që shoqërojnë fushatën janë: #globalclimatestrike, #fridaysforfurture, #fridaysforfurtureAlbania, #gretathunberg, #UnitedForClimate, #strike4climate, #20septemberAL, #environment, #ClimateChange, #ActOnClimate, #ClimateHope