TERMAT E REFERENCES
 

Pozicioni:

 Menaxher/e Programi

Punëdhënës:

 CRCA/ECPAT Shqipëri

Kohëzgjatja:

 12 muaj (1 muaj provë)

 
CRCA/ECPAT Shqipëri është një ndër organizatat më të vjetra joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, që punon prej 25 vjetësh për të nxitur respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe studimeve, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve.
CRCA/ECPAT po kërkon të punësojë (1) Menaxher/e Programi për punësim të menjëhershëm në Tiranë.
 
KRITERET E PRANIMIT
Kandidati/ja duhet të përmbushë këto kritere:

Të jetë i/e diplomuar në Shkenca Politike, Punë Sociale, Juridik etj;
Të ketë të paktën 3 vite punë dhe angazhim në pozicione të ngjashme pranë organizatave të shoqërisë civile
Të ketë njohuri rreth të drejtave të fëmijëve, legjislacionit kombëtar, aktet ndërkombëtare dhe institucioneve në nivel qendror dhe lokal;
Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale;
Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;
Aftësi të mira në shkrim raportesh.
Të jetë njohës/e i/e mire i gjuhës angleze (nuk janë të nevojshme dokumentat/dëshmitë për ta vërtetuar këtë, pasi do të bëhen testime në anglisht nga ana jonë).

 
DETYRAT E POZICIONIT TE KERKUAR
Menaxheri i Programit pranë CRCA/ECPAT Shqipëri angazhohet në:

Koordinimin dhe zbatimin e programeve të zyrës;
Menaxhimin e stafit të programeve në përputhje me planin e aktiviteteve;
Përgatitjen dhe dorëzimin e raporteve të projekteve;
 Menaxhon zbatimin e programit sipas aktiviteteve dhe afateve të përcaktuara;
Delegon detyrat stafit të Programeve, duke siguruar ndarjen e duhur të tyre;
Në përputhje me legjislacionin në fuqi bazuar “Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë”, mban përgjegjësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës ndërmjet stafit të Projektit, zbatimin e detyrave të ngarkuara, për respektimin e kërkesave të rregullores së brendshme të CRCA/ECPAT Shqipëri dhe të etikës në punë;
Kryen çdo detyrë tjetër në funksion të projektit në mbështetje dhe funksion të aktiviteteve të CRCA/ECPAT Shqipëri;
Bashkëpunon dhe shkëmben informacione me zyrën e finances, medias dhe drejtuesit e zyrës;
Harton raportet e punës  dhe raporton tek Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri.
Respekton Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të Rinjve të CRCA/ECPAT Shqipëri.

 
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Sigurohuni që këto dokumenta të dërgohen me një e-mail të vetëm:

Kopje e Diplomës se Universitetit dhe Master; 
Kopje e CV-së;
Dy emra të cilët mund t’ju rekomandojnë dhe kontaktet e tyre (tel / celular / email);
Dëshmi Penaliteti  (kjo vlen vetëm për personat që do të ftohen në intervistë);

 
DEKLARATA E MUNDËSIVE TË BARABARTA DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT
CRCA/ECPAT Shqipëri bën të pamundurën për të eleminuar konfliktet e interesit ndërmjet anëtarëve të stafit të saj dhe kandidatëve për punësim CRCA/ECPAT Shqipëri. Për këtë qëllim, çdo aplikant është i detyruar të njoftojë CRCA/ECPAT Shqipëri nëse ekziston një konflikt i tillë në e-mail që shoqëron dokumentacionin e aplikimit. Mos-njoftimi mund të përbëjë shkak për skualifikim.
CRCA/ECPAT Shqipëri është një organizatë që garanton mundësi të barabarta për punësim për këdo. Në mënyrë të posaçme ne nxisim gratë dhe vajzat, pjestarët e komuniteteve Rome, Egjyptiane, LGBTI etj që të aplikojnë për punësim.
 
BËNI KUJDES!
Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të CRCA/ECPAT Shqipëri do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht. Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit. Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton lidhjen e kontratës me kandidatin/en.
 
AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është  15 Mars 2022
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me email në adresën: crca@crca.al
 
PUNA dhe PAGA
Puna është me kohë të plotë. Pozicioni kërkon që personi të udhëtojë për qëllime të punës dhe shërbimit brenda dhe jashtë vendit.  Paga për këtë pozicion do të jetë e nivelit të mesëm, sipas sistemit të pagave në organizatat joqeveritare dhe përfshin pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, numrin e celularit të dhënë nga zyra, pushimet vjetore etj.
 
PYETJE DHE KONTAKTE
Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem kontaktoni në adresën e e-mail: crca@crca.al
 


Detajet e Lajmit
April 1, 2022
316
Kategoria