Pozicioni: PSIKOLOG/E
Punëdhënës: BARNAHUS ALBANIA – CRCA/ECPAT Shqipëri
Kohëzgjatja: 12 muaj (1 muaj provë)
CRCA/ECPAT Shqipëri është një ndër organizatat më të vjetra joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, që punon prej 24 vjetësh për të nxitur respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe studimeve, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve.
Gjatë veprimtarisë së saj, CRCA/ECPAT Shqipëri promovon veçanërisht respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të drejtave të njeriut, të grave dhe të minoriteteve.
Në kuadër të veprimtarisë së Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale (Barnahus Shqipëri), CRCA/ECPAT Shqipëri po kërkon të punësojë 1 Psikolog/e person për punësim të menjëhershëm në Tiranë.
KRITERET E PRANIMIT
Kandidati/ja duhet të përmbushë këto kritere:
– Të jetë i/e diplomuar në Psikologji;
– Të zotërojë liçensën e Psikologut;
– Të ketë të paktën 3 vjet punë dhe eksperience në këshillim ose shërbime komunitare;
– Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale;
– Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;
– Të ketë eksperience pune me fëmijët, familjet, të rinjtë (përbën përparësi puna me fëmijë, adoleshentë dhe te rinjtë që kanë probleme dhe konflikte me ligjin ne Shqiperi);
– Të ketë njohuri të mira në lidhje me dhunën seksuale ndaj fëmijëve dhe mundësisht të ketë patur eksperiencë në këshillim dhe trajtim të këtyre rasteve;
– Të jetë njohës/e i/e mire i gjuhës angleze (nuk janë të nevojshme dokumentat/dëshmitë për ta vërtetuar këtë, pasi do të bëhen testime në anglisht nga ana jonë).
DETYRAT E POZICIONIT TE KERKUAR
Psikologu/ia pranë Barnahus Shqipëri:
Ofron informim, këshillim dhe terapi për fëmijët / të rinjtë të cilet janë viktima të dhunës seksuale ose në konflikt me ligjin.
Bën në vazhdimësi vlerësimin psikologjik për fëmijët / të rinjtë të cilet janë viktima të dhunës seksuale ose në konflikt me ligjin;
Vëzhgon, ndjek dhe plotëson dosjen e klientit si dhe databazën e të dhënave;
Ofron trajtim psikologjik individual ose në grup;
Vlerëson marrëdhëniet familiare të klientit dhe identifikon personat e rëndësishëm për të.
Ofron trajnim të shprehive (shprehi emocionale, konjitive, sociale, praktike etj);
Sugjeron ndërhyrje në situata krize emocionale;
Planifikon dhe realizon ndërhyrje psiko – edukative në familje;
Zhvillon takime informuese dhe trajnime me zyrtarë publikë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, të sistemit të drejtësisë etj;
Raporton tek Menaxheri i Barnahus Albania / Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri.
Respekton Kodin Etik të Psikologut dhe Standartet & Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të Rinjve të CRCA/ECPAT Shqipëri .
DOKUMENTACIONI I PRANIMIT
Sigurohuni që këto dokumenta të dërgohen me e-mail në një dokument të vetëm:
Kopje të Diplomës se Universitetit dhe Master;
Kopje të Liçensës së Psikologut;
Një kopje të CV-së;
Dy emra të cilët mund t’ju rekomandojnë dhe kontaktet e tyre (tel / celular / email);
Dëshmi Penaliteti (vetëm për personat që do të ftohen në intervistë);
DEKLARATA E MUNDËSIVE TË BARABARTA DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT
CRCA/ECPAT Shqipëri bën të pamundurën për të eleminuar konfliktet e interesit ndërmjet antarëve të stafit të saj dhe kandidatëve për punësim CRCA/ECPAT Shqipëri. Për këtë qëllim, çdo aplikant është i detyruar të njoftojë CRCA/ECPAT Shqipëri nëse ekziston një konflikt i tillë në e-mail që shoqëron dokumentacionin e aplikimit. Mos-njoftimi mund të përbëjë shkak për skualifikim.
CRCA/ECPAT Shqipëri është një organizatë që garanton mundësi të barabarta për punësim për këdo. Në mënyrë të posaçme ne nxisim gratë dhe vajzat, pjestarët e komuniteteve Rome, Egjyptiane, LGBTI etj që të aplikojnë për punësim.
BËNI KUJDES!
Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të CRCA/ECPAT Shqipëri do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht. Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit. Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton lidhjen e kontratës mekandidatin/en.
AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 5 Dhjetor 2021. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me email në adresën: crca@crca.al
PUNA dhe PAGA
Puna është 8 orë në ditë dhe rreth 40 orë në javë. Pozicioni kërkon që personi të udhëtojë për qëllime të punës dhe shërbimit. Paga për këtë pozicion do të jetë e nivelit të mesëm, sipas sistemit të pagave në organizatat joqeveritare dhe përfshin pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, numrin e celularit të dhënë nga zyra, pushimet vjetore dhe ato dimërore etj.
PYETJE DHE KONTAKTE
Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem kontaktoni në adresën e e-mail: crca@crca.al