Pozicioni: Asistent Koordinator/e për programin “Çdo fëmijë rom në kopsht”
Punëdhënës: CRCA Shqipëri
Vendi:Korçë
Kohëzgjatja:të paktën 6 muaj (1 muaj provë) 
CRCA është një organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, e cila punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve.
Gjatë veprimtarisë së saj, CRCA promovon, veçanërisht, respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të drejtave të njeriut, të grave dhe të minoriteteve. CRCA është pjesë dhe një nga themeluesit e Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, një rrjet ky i përbërë nga më shumë se 80 anëtarë nga shoqëria civile dhe fusha të ndryshme të jetës në vend.
Nisma e përbashkët e UNICEF zbatuar nga CRCA Shqipëri, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare dhe Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, ka për synim të ndërtojë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rom në sistemin parashkollor. Ajo synon t’i kushtojë vëmendje të veçantë dhe të ndihmojë në lehtësimin e ndjekjes së kopshtit nga ana e fëmijëve 3-6 vjeç, që i përkasin komunitetit rom. Kjo nisëm ka për qëllim gjithashtu ndërveprimin e shoqërisë civile dhe bashkëpunimin e ngushtë me shërbimet sociale, punonjësit sociale pranë Bashkive dhe Komunave, drejtorive rajonale të arsimit dhe institucionet e tjera që ofrojnë kujdes dhe mbrojtjen për fëmijët. Ajo do të fuqizojë partneritetin midis organizatave të shoqërisë civile dhe vendim-marrësve shtetërorë (qëndrorë dhe lokalë) me synimin që sistemi parashkollor të jetë sa më miqësor për fëmijët përfshirë edhe fëmijët e komunitetit rom. 
KRITERET E PRANIMIT 
Kandidati/ja duhet të përmbushin këto kritere:
a) Të jetë me arsim të larte. Përbën aset të qënurit i diplomuar në Fakultetin e Juridikut, Shkencave Politike, Sociale ose të Komunikimit;
b) Të jetë i/e gatshëm për të punuar në grup dhe individualisht;
c) Të jetë i rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;
d) Të ketë eksperiencë pune apo praktike me punën në komunitetin rom dhe qeverisjen lokale;
e) Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale.
DETYRAT E POZICIONIT TE KERKUAR

Krijon dhe mban kontakte lokale nga udhëtimet e organizuara / takimeve me aktorë në qarqet dhe vendbanimet lokale, ku komuniteti rom jeton;
Zhvillon bazën e të dhënave Rajonale të aktorëve lokalë që punojnë për përfshirjen fëmijëve rom në moshë të hershme;
Mbledh praktikat e mira, i ndjek dhe i ndan ato me Stafin Manaxherial të Projektit;
Ndjek regjistrimin e fëmijëve rom në kopshte/grupe parashkollore dhe raporton mbi çështjet më të rëndësishme;
Monitoron dhe ndjek nga afër zbatimin e iniciativës në terren në çdo fushë, në përputhje me kalendarin dhe afatet e projektit;
Çdo detyrë tjetër që projekti mund të ketë nevojë për të zhvilluar aktivitetet e tij gjatë zbatimit.

DOKUMENTACIONI I PRANIMIT
(Sigurohuni që këto dokumenta të dorëzohen me email pranë CRCA Shqipëri në adresën mersila.ballo@crca.al):
a) Formulari i plotësuar i Aplikimit për Punësim i CRCA Shqipëri;
b) Skanim të Diplomës se Universitetit dhe listës së notave;
c) Një kopje e CV-së;
d) Dy Rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënës apo supervizorë tuaj së bashku me kontaktet e tyre. Rekomanduesit nuk duhet të jenë persona që kanë lidhje gjaku apo lidhje familjare me aplikuesin).
e) Dëshmi Penaliteti (vetëm për personat që do të kalojnë në intervistë). 
AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 15 Shtator 2016, ora 16:00. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me email në adresën mersila.ballo@crca.al me mbishkrimin “Aplikim për Punësim për programin “Cdo fëmijë rom në kopsht”. Asnjë dosje aplikimi nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni nëse nuk është e plotë. Vetëm kandidatët që do të kalojnë në intervistë do të njoftohen për vazhdimin e procedurave të mëtejshme të intervistimit.
PYETJE DHE KONTAKTE
Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem kontaktoni znj. Mersila Ballo, Menaxhere e Programit, në adresën e e-mail: mersila.ballo@crca.al
KUJDES!
Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të CRCA Shqipëri për marrje në punë do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht. Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit. Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton punësimin e kandidatit/es. Personit që do të gjykohet si kandidati/ja më i/e sukseshëm mund t’i kërkohet që të kalojë 1 muaj provë në punë, përpara ofrimit të kontratës së punës. 


Detajet e Lajmit
September 9, 2016
319
Kategoria
Shkarko Dokumentin