Tiranë 30 Janar 2013 – Shqipëria ka tashmë një Shtëpi të të Drejtave të Njeriut. Duke nisur nga Janari 2014, një grup organizatash dhe koalicionesh kryesore të shoqërisë civile që punojnë për fëmijët, gratë, të drejtat e njeriut dhe komunitetin LGBT në Shqipëri, vendosën që të bashkojnë përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut në vend, duke krijuar Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut.
“Shtëpia e të Drejtave të Njeriut bazohet në konceptin se të drejtat e njëriut janë të pandashme dhe të patjetërsueshme. Duke qenë të tilla, ato caktojnë të drejta dhe përgjegjësi ndaj çdo individi, institucioni dhe organizate për të nxitur garantimin dhe respektimin e tyre” – tha Altin Hazizaj, përfaqësues i Shtëpise së të Drejtave.
Krijimi i Shtëpisë së të Drejtave u inicua nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve (CRCA Shqipëri), një ndër organizatat kryesore të shoqërisë civile për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në vend. Pjesë e saj janë bërë organizata dhe rrjete të njohura si: ALO 116, Qendra e Informacionit për të Drejtat e Fëmijëve, Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, Lidershipi i të Rinjve të Tiranës, Koalicioni për Nxjtjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjvë në Politikë, Ambasada PINK, Rrjeti kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve etj. Ndërkohë Shtëpia e të Drejtave është e hapur për të pranuar si pjesë të saj çdo organizatë serioze që promovon të drejtat e njeriut.
“Shtëpia e të Drejtave është finalizim i përpjekjeve disa-vjecare të CRCA dhe partnerëve tanë për të promovuar dhe mbrojtur grupet më vulnerabël të shoqërisë sonë: fëmijët, gratë, minoritetet dhe komunitetin LGBT. Sot po hapim një fazë të re në zhvillimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri” – tha Altin Hazizaj.
Shtëpia e të Drejtave do të fokusohet në nxitjen e debateve konstruktive dhe dhenien e zgjidhjeve të qendrueshme në fusha si: aksesi në drejtësi dhe reformimi i sistemit të drejtësisë, dinjitet dhe barazi në të drejta për çdo qytetar, mbrojte dhe promovim pro-aktiv i të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve, vëzhgim dhe reagim publik ndaj çdo shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e institucioneve shtetërore, garantimi i pjesmarrjes dhe përfaqësimit të grave dhe të rinjve në vendim-marrje, shpalljen e luftës kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe asaj me bazë gjinore, nxitjen e përmirësimit legjislativ dhe politikave të reja mbështetesë për minoritetet dhe komunitetin LGBT, si dhe nxitjen e krijimit të ligjeve dhe mekanizmave të rinj për mbështetjen e shoqërisë civile në Shqipëri.
Shtëpia e të Drejtave bart një ekperience pune dhe bashkëpunimi 17 vjeçare të CRCA Shqipëri dhe partnerëve të saj në drejtim të përmirësimit të legjislacionit, ndërtimit të kapaciteteve, përgatitjes së studimeve kombëtare dhe ofrimit të shërbimeve për grupet më të rrezikuara të shoqërisë. Në këtë drejtim të gjithë organizatat dhe rrjetet pjesmarrësë në Shtëpi kanë rënë dakord që të bashkojnë ndërmjet tyre jo vetëm hapësirat e zyrave dhe pajisjeve, por mbi të gjitha ekspertizën humane ndër më cilësoret në Shqipëri në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.
Për më shumë informacion, kontakto:
Altin Hazizaj
HRH / CRCA Shqipëri
Tel: 04 2265741
E-mail: info@crca.al


Detajet e Lajmit
February 4, 2014
295
Kategoria